Kur është fjala për përdorimin e pikave për hundë, udhëzimi është i qartë – përdorni pikat disa ditë në mënyrë që të shmangni disa probleme serioze shëndetësore
Pikat përmbajnë gjurmë proteinash të kikirikëve të cilat mund të çojnë deri në reaksion fatal.
Nëse pacienti me muaj i nënshtrohet përdorimit të pikave, ekziston mundësia që trupi të zhvillojë sistemin e imunitetit dhe të bëhet rezistues ndaj disa alergjenëve.
Edhe pse trajtimi është efikas, përqindja e sasisë së proteinave varet nga prodhimi në prodhim, prandaj është edhe aq vështirë të përcillet sasia të cilën e kemi futur në organizëm, transmeton Telegrafi.
Sistemi ynë i imunitetit krijon kontakt me njërin prej 3 tipave të proteinave të kikirikëve (Ara h1, Ara h2 dhe Ara h3) dhe i trajton si kërcënim.
Nevojiten disa sekonda që trupi ynë të reagojë ndaj kimikateve të cilat shkaktojnë reaksione alergjike dhe sillen nga të kruarit në gojë, hundë dhe veshë deri te shoku vdekjeprurës anafilaktik kur rrugët e frymëmarrjes tkurren, shtypja e gjakut rritet dhe organet shuhen.
Është e nevojshme që të bëhen testet plotësuese në mënyrë që të përcaktohet cilat janë ato spreje për hundë dhe ilaçe të cilat shkaktojnë reaksion alergjik dhe mund të shërbejnë që simptomat e alergjisë të shmangen dhe që trupi të bëhet imun ndaj disa artikujve. /Telegrafi/
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…