<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Peshku bionik që mbledh mikroplastikë nga detet

Mikroplastika është një nga problemet më të mëdha mjedisore të shekullit të 21-të.

Ato tani janë në ujin që pimë, ushqimin që hamë, ndotin ekosistemet dhe përfundojnë brenda trupit të njeriut, me efekte shëndetësore të panjohura aktualisht.

Për shkak të madhësisë së tyre, ato janë të vështira për t’u gjetur, e lëre më për t’u mbledhur. Një ekip kërkimor nga Instituti i Kërkimeve Polymer i Universitetit Sichuan ka krijuar një zgjidhje robotike për problemin e mikroplastikës që noton në ujë.

Peshku bionik vetëlëvizës i bërë nga ekipi shkencor është vetëm 13 mm në madhësi dhe lëviz me të njëjtën shpejtësi si planktoni. Është bërë nga një material i frymëzuar nga perla, materiali që mbulon pjesën e brendshme të guacave të detit. Materiali e bën peshkun elastik dhe fleksibël dhe i mundëson të mbajë deri në 5 kg mikroplastikë, të cilat materiali i tërheq.

“Sapo roboti mbledh mikroplastikën nga uji, shkencëtarët mund të analizojnë përbërjen dhe toksicitetin e tyre”, thotë Dr. Yuyan Wang, studiuesi kryesor i projektit.

Ndoshta vetia më mbresëlënëse e peshkut robotik , megjithatë, është se materiali nga i cili është bërë mund të shërojë vetë plagët , lotët dhe dëmtimet e tjera në sipërfaqen e tij. Kjo do të thotë se peshqit teorikisht mund të mbledhin mikroplastikë edhe nga ujërat e trazuar dhe mjediset e vështira.

Projekti është ende në fazën pilot, sipas Wang. Për shembull, roboti aktualisht noton vetëm në sipërfaqen e ujit dhe ende duhen bërë shumë ndryshime dhe teste përpara se të mund të zhytet më thellë. Në çdo rast, peshku bionik i Wang tregon se si nanoteknologjia mund të bëjë një ndryshim të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit./a

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago