Një studim amerikan i publikuar sëfundmi bën të ditur se personat që vuajnë nga sëmundje reumatizmale janë më të rrezikuar nga simptomat e “Covid të zgjatur”. Sipas këtij studimi, ata kanë më shumë gjasa të përjetojnë për më shumë se një muaj simptoma të ndryshme, si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje muskulore, vështirësi në përqendrim, etj.
Studiuesit në Spitalin për Kirurgji në Nju Jork, të udhëhequr nga reumatologia Dr. Menta Marbaya, analizuan të dhënat për 7505 personave mbi moshën 18 vjeç, të cilët vuanin nga reumatizma nga viti 2018 deri në 2020.
Cilët janë më të rrezikuar?
Sipas studimit, më shumë se gjysma e personave (56%) kishin simptoma të Covid për të paktën një muaj. Duhanpirësit me sëmundje reumatizmale, ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese (astma, kancer, sëmundje kronike të veshkave, diabeti, probleme me zemrën, etj.) dhe ata që marrin kortikosteroide janë më të rrezikuar nga “Covid i zgjatur”.
Studiuesit hodhën poshtë mundësinë që simptomat si lodhja apo dhimbje muskujsh të cilësohen si “ Covid i zgjatur”
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…