<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Përse trupi ka nevojë për yndyrë?

Yndyra është një grup i madh molekulash me veti të ngjashme. Lloji kryesor i yndyrës në dietën tuaj quhen trigliceride.

Pasi të hani, molekulat e triglicerideve nga ushqimi juaj udhëtojnë përmes gjakut tuaj në organet dhe qelizat tuaja për të bërë punët e tyre të ndryshme. Dhe trupi juaj nuk ka nevojë të përdorë yndyrën menjëherë, kështu që ajo ruhet në qelizat tuaja yndyrore.

Yndyra e mban trupin tuaj të ngrohtë, ju siguron energji, ju ndihmon të përthithni vitamina të rëndësishme dhe është thelbësore për shëndetin e zemrës dhe trurit tuaj. Dhe, siç sugjeron emri, ju keni nevojë për yndyrë për të absorbuar vitaminat “të tretshme në yndyrë”, si A, D, E dhe K.

Trupi juaj mund të prodhojë shumicën, por jo të gjitha yndyrnat që i nevojiten. Acidet yndyrore Omega – 3 dhe omega-6 janë yndyrna thelbësore, që do të thotë se trupi juaj nuk mund t’i prodhojë ato vetë. Prandaj, ju duhet t’i merrni ato nga ushqimi juaj.

Në thelb, omega-3 janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit dhe për funksionimin e duhur të qelizave tuaja. Ato janë gjithashtu të përfshira në koagulimin e gjakut, inflamacionin dhe shërimin e plagëve.

Cilat yndyrna janë më të mira?

Jo të gjitha yndyrnat janë të njëjta. Na kanë mësuar se përfitimet shëndetësore të yndyrës bazohen në faktin nëse ato janë yndyra të ngopura apo të pangopura. Por ushqimet janë shumë më tepër se etiketat, dhe shumë nga gjërat që hamë përmbajnë një përzierje të llojeve të ndryshme të yndyrës. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme të fokusoheni në burimin e ushqimit kur bëhet fjalë për cilësinë e yndyrës.

Yndyrnat me cilësi të mirë si vaji i ullirit dhe ato që gjenden te arrat, farat dhe avokadot janë zgjedhje të shkëlqyera për t’i përfshirë në dietën tuaj. Yndyrnat që duhen shmangur janë yndyrat trans, të cilat futen në ushqime përmes një procesi të quajtur hidrogjenim, një proces që shton hidrogjenin në yndyrën e lëngshme dhe e kthen atë në një substancë të ngurtë.

Yndyrnat trans mund të shkaktojnë këto:

Ato rrisin nivelet e LDL-së ose kolesterolit “të keq”.

Ato ulin HDL ose nivelet e kolesterolit “të mirë”.

Ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit

Yndyrnat trans zakonisht gjenden në produkte të tilla si: biskota, kriker, ushqime të skuqura, snacks dhe më shumë.

Më në fund USDA rekomandon që të merrni deri në 35 për qind të kalorive tuaja nga yndyra. Kjo do të thotë:

Deri në 97 gram yndyrë në ditë në një dietë me 2500 kalori

Deri në 66 gram yndyrë në ditë në një dietë me 2000 kalori

Rreth 50 gram yndyrë në ditë në një dietë me 1500 kalori

InForCulture

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

1 day ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

1 day ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago