<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Përfitimet shëndetësore nga kumbulla

Kumbulla është frutë që përmban shumë vlera ushqyese. Ajo përmban rreth 15 vitamina e minerale të ndryshme si dhe fibra e antioksidantë.

Kumbullat përmbajnë relativisht pak kalori, por përmban 8 gramë karbohidrate, 1 gram fibra, 7 gramë sheqerna, 5% vitaminë A të vlerës së nevojshme të organizmit për ditë (RDI), 10% vitaminë C, 5% vitaminë K, 3% kalium, 2% bakër dhe 2% mangan, shkruan HealthLine.

Lëngu i kumbullave mund të ndihmojë kundër kapsllëkut, për shkak të sasisë së bollshme të fibrave që përmbajnë. Ky lëng gjithashtu luan rol edhe në parandalimin e kapsllëkut duke i mbrojtur zorrët, pasi përmban sheqerin e njohur me emrin ‘sorbitol’, i cili është laksativ natyral.

Një studim që është bërë më parë ka gjetur se njerëzit që konsumojnë afërsisht 50 gramë kumbulla çdo ditë për tri javë patën rezultate shumë të mira kundër kapsllëkut, krahasuar me grupin që konsumonin laksativin e quajtur ‘psyllium’.

Këto fruta janë të pasura me antioksidantë, gjë që mund të ndihmojë kundër inflamacionit dhe mbron qelizat nga dëmi që mund të shkaktojnë radikalet e lira.

Kumbullat përmbajnë sasi të bollshme të polifenoleve, të cilat kanë efekt pozitiv në shëndetin e eshtrave dhe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Këto fruta gjithashtu janë të efektshme për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Për shkak të vetive ushqyese që përmbajnë, kumbullat mund të mbrojnë eshtrat nga dëmtimi dhe sëmundja e osteoporozës.

Ato mund të mbrojnë edhe zemrës, pasi mund të ulin nivelin e kolesterolit dhe sheqerit të tepërt në gjak.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

23 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

23 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago