<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përdorimet fantastike të vezës përtej kuzhinës

Veza përdoret kryesisht në gatime por ajo mund të shërbejë edhe për produkte dhe aktivitete në shtëpi dhe jashtë saj.

Veza për prerjet e lëkurës

Cipa e hollë e një veze të zier plotësisht ka aftësi shëruese sidomos nëse prisni gishtin apo dorën.

Ajo mund të përdoret edhe si një fashë e mirëfilltë.

Veza për ushqimin e lëkurës

Përzieni të verdhën e një veze me dy lugë çaji me mjaltë dhe formoni një pelte të hollë.

Vendoseni në fytyrë dhe pjesën e qafës dhe mbajeni për 10-15 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Veza përmban lecithinë që e ushqen lëkurën.

Veza kundër insekteve te bimët

Lëvozhgën e vezës mund ta grini hollë dhe ta hidhni sipër sipërfaqeve të mbjella për të shmangur praninë e kërmijve, krimbave dhe insekteve të tjera.

Veza për pastrimin e lëkurës

E bardha e vezës është shumë e mirë për të pastruar fytyrat komplekse ose me yndyrë, për të trajtuar aknet dhe tendosur lëkurën.

Rrihni të bardhën e vezës me gjysëm luge çaji me lëng limoni dhe vendoseni në fytyrë.

Lëreni të thahet dhe më pas aplikoni një shtresë të dytë, e cila duhet të qëndrojë për 10 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Veza në mbjellje

Lëvozhgat e vezës mund t’i përdorni për të mbjellë bimët e preferuara.

Përdorni një gjilpërë për të hapur një vrimë kullimi nga lëvozhga bosh.

Mbusheni atë me dhe’ e më pas vendosni farat deri sa të çelin filiza.

Veza si ngjitës natyral

Kur përthahet, proteina tek e bardha e vezës  shërben si ngjitës i fuqishëm, sidomos në letër.

Veza për fertilizim të bimëve

E bardha e vezës përmban kalçium, një mineral i dobishëm për domatet qershizë, patëllxhanët e të tjerë.

Mund ta përdorni për fertilizimin e bimëve.

Veza si burim kalçiumi

Piqini lëvozhgat boshe në furrë për 8 minuta.

Më pas bluajini dhe pluhurin shtojeni në lëngun e frutave që pini çdo ditë

Veza për një kafe më të mirë

Bluajeni kafenë bashkë me copëza të lëvozhgës dhe kafeja do të jetë më e ëmbël.

Veza për pastrimin e enëve

Veza e bluar është fantastike për pastrimin e enëve të palara dhe tubave të kuzhinës.

Veza si mbajtëse qirinjsh

Mund të vendosni qirinj të vegjël në lëvozhgën e vezës, në mënyrë që të mos pikojnë. Vezët me qirinj mund t’i vendosni në mbajtësen e vezëve për një pamje më interesante.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

11 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

13 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago