<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Përbërësi që zbulon Alzhaimerin në fazën e hershme

Një përbërës i pranishëm në urinë mund të përdoret në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe në fazat e hershme të saj. Sipas një studimi të botuar në Frontiers in Aging Neuroscience njerëzit me sëmundjen Alzheimer kanë nivele dukshëm më të larta të acidit formik në urinën e tyre dhe sasia e kësaj substance rritet ndërsa sëmundja përparon. Nëse rezultatet do të konfirmoheshin, do të thoshte të kishim një mjet për shqyrtimin e hershëm për një formë të demencës e cila, edhe pse e pashërueshme, mund të ngadalësohet dhe të menaxhohet më mirë kur diagnostikohet në kohë.

Një ekip shkencëtarësh i koordinuar nga Yifan Wang, një gerontolog në Universitetin e Shangait Jiao Tong, përfshiu 574 pjesëmarrës, të shëndetshëm ose që vuanin nga Alzheimer në shkallë të ndryshme progresi, dhe analizuan urinën dhe gjakun e tyre, si dhe i nënshtruan vlerësimeve psikologjike.

Acidi formik është një produkt metabolik i formaldehidit, një substancë e pranishme në tru, gjak, urinë dhe inde të tjera të trupit të njeriut dhe prania e së cilës në urinim ishte lidhur me sëmundjen e Alzheimerit në të kaluarën.

Sëmundja e Alzheimerit mund të zhvillohet shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e demencës së plotë dhe të pakthyeshme, dhe kjo është dritarja e kohës në të cilën ndërhyrjet farmakologjike duken të jenë më efektive. Fatkeqësisht, shumë shpesh diagnoza vjen kur pacienti ka pësuar një rënie të ndjeshme të aftësive njohëse.

Marrëdhënia midis Alzheimerit dhe acidit formik do të hulumtohet në studime të tjera, por substanca mund të rezultojë të jetë një mjet i dobishëm për diagnozat e ardhshme dhe të bëhet një mbikëqyrje e veçantë në shqyrtimin rutinë në moshë madhore dhe më të avancuar.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

14 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

14 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

14 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago