Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku në veshjet tuaja. Me siguri pyetja e parë që ju ka shkuar ndër mend ka qenë :‘’Si dreqin janë krijuar ?‘’. Në përgjithësi njollat e ndryshkut krijohen nëse pjesa e brendshme e kapëseve të rrobave është oksiduarose kur veshjet kanë qëndruar për shumë kohë në lagështi. Edhe pse në pamje të parë duken të vështira për t’u hequr, truket e mëposhtme çdo gjë do të jetë më e lehtë:
Soda e bukës është produkti magjik që duhet të keni patjetër në shtëpinë tuaj. Ajo ka veti anti-bakteriale dhe gërryese që arrijnë të heqin njollat e ndryshkut nga veshjet dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme. Merrni disa 2-3 lugë gjelle sodë buke dhe tretini në një gjysmë gote me ujë. Pastën që krijohet vendoseni mbi njollat e ndryshkut dhe fërkojeni me furçë dhëmbësh. Më pas lani rrobën me ujë të ftohtë . Në vend të detergjentit përdorni sërish sodë buke . Rezultati është shumë i dukshëm.
Lëng limoni dhe kripë është një tjetër truk interesant që duhet të provoni. Acidi citrik i limonit dhe vajrat e tij esencialë arrijnë të heqin njollat prej veshjeve, batanijet dhe çarçafët. Vendosni pak kripë mbi njollën e ndryshkut, vini sipër një fetë limoni dhe një nape të bardhë. Hekuroseni me hekur të nxehtë për pak minuta. Më pas lani veshjen tuaj si zakonisht.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…