<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

Paralajmëroi tërmetin apokaliptik të 6 shkurtit në Turqi, Prof. Dr. Naci Görür ngre një tjetër alarm

Kur ende nuk janë shëruar plagët e mëdha të tërmeteve shkatërrimtarë të 6 shkurtit të këtij viti në Turqi e Siri, Anëtari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Naci Görür, ka ngritur një tjetër alarm, këtë herë për një cunami të mundshëm në zonën e Antalyas dhe në pjesën e Qipros greke

Görür ishte pjesë e një paneli të titulluar ‘Antalia, rezistente ndaj tërmeteve’, nga ku bëri thirrje që të merren masat për ndërtimin e vendbanimeve rezistente ndaj tërmeteve, ndërsa vuri theksin edhe te kërcënimi i madh nga prurja e befasishme e ujërave, si pasojë e ndonjë lëkundjeje katastrofike si ato të 6 shkurtit.

Prof. Dr. Görür tha gjithashtu se, disa rajone në Antalia janë të prirura për rrëshqitje dheu.

“Zonat e zhytjes janë defekte që prodhojnë cunami në botë. Antalia mund të ekspozohet ndaj një cunami në çdo kohë. Efekti i cunamit nuk vjen nëse jeni mbi nivelin e detit, por imagjinoni që gjatësia e valës të arrijë 10 metra. Mbulon çdo vend nën 10 metra. Është e nevojshme të merren masa paraprake nga tërmeti dhe të vendosen shenjat e cunamit dhe të tregohet se ku mund të jetë efektiv”.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Naci Görür

Ai shtoi se nuk mund të injorohet asnjë e dhënë sa i përket kërcënimeve që vijnë nga fenomenet natyrore dhe të thuhet “është fati”, pa marrë asnjë masë paraprake.

Duke përmendur se ka më shumë se 90 mijë ndërtesa të rrezikshme në zonë, Prof. Dr. Görür tha se në një tërmet të mundshëm i të tillave përmasa si ato të 6 shkurtit, 4 milionë njerëz do të përballen me vdekjen.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago