Fotografi zvicerian, Frédéric (Fred) Boissonnas (1858-1946), lindi në një familje të njohur fotografësh. Mbahet mend kryesisht, për fotografitë e hershme artistike të Greqisë ( më poshtë, të dokumentuara detaje të përditshmërisë së shqiptarëve).
Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Henri-Antoine Boissonnas (1833-1889), ndërsa studioi në Shtutgart dhe në Budapest.
Në periudhën 1907-1913 ai udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon – në vitin 1913 me historianin zviceran të artit, Daniel Baud-Bovy (1870-1958) – ishte veçanërisht i frytshëm.
Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese “Editions Boissannas”, ndërsa botoi gjithsej rreth 50 libra.
Fotografitë e Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek, kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit. /Robert Elsie/konica.al /InforCulture.info
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…