<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pamje të riteve mortore shqiptare, të viteve 1930

Vaster Dhima, i diplomuar për Urbanistikë dhe Arkitekturë ka pasion pikturën dhe koleksionimin e fotografive. “E konsideroj si punë patriotike dhe kam kënaqësi kur i mbledh, i rregulloj dhe i seleksionoj”, thotë ai.

Fotot e tij të rralla përfshijnë Marubët, Shan Picin, Dedë Jakov;n, Ilia Xhimitikun, Ymer Balin, Vani Burd;n etj. Në koleksionin e tij të pasur që i kalon 3000 fotografi dhe pulla postare, Vasteri veçon fotografitë mortore.

Ceremoni mortore në veri të Shqipërisë (1930)

“Fotot që unë koleksionoj janë të periudhës së para viteve 1944 dhe fillojnë me fotografi të Pietro Marubit (në Shkodër). Pjesa më e madhe e fotove dhe e imazheve në negativ që disponoj janë të viteve 1900-1930. Ajo që unë kam kuptuar nga këto foto është nevoja e njohjes së vlerave tona kulturore, të cilat janë shumë të larmishme nga një krahinë në tjetrën, nga një }nukël kulturor} në tjetrin. Shpesh fotografët kanë qenë piktorë, arkitektë, pjesë të grupimeve patriotike, luftëtarë. Kanë qenë personazhe shumë komplekse. Të preferuarit e mi janë Kol Idromeno, Kel Marubi, Petro Fotografi, Kristaq Sotiri”, rrëfen Dhima.

Ceremoni mortore (e ritit katolik) në Shkodër (vitet 1930). Autori: Shan Pici

Koleksionisti shton se ceremonitë mortore janë fotografuar shumë në Shqipëri, “madje dhe më shumë se ç’duhet ndoshta, duke u shndërruar kështu në një fenomen autentik të fotografisë shqiptare”.

Ceremoni mortore e ritit ortodoks (Elbasan 1920). Autor: Foto Papajani

“Kjo lloj fotografie është pjesë e studimeve të mia. Nuk kam shumë foto të ceremonive mortore, rreth 50 foto dhe negative, por që janë të zgjedhura për nga veçantia që pasqyrojnë. Sidomos fotografitë e Dhimitër Vangjelit janë shumë të god, itura”, thotë ai. /Dita/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago