6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home Blog Page 1157

Nëse merrni këtë mesazh në WhatsApp, mos u përgjigjni!

0

Vetëm një SMS dhe pak pakujdesi dhe llogaria juaj WhatsApp përfundon në duar të gabuara. Alarmi u nxit nga Policia Postare, e cila në profilet e saj sociale zbuloi përhapjen e një mashtrimi të ri që përdor sistemin e mbrojtjes WhatsApp.

Por si funksionon mashtrimi?

Në fakt mjaft e thjeshtë. Me pak fjalë, kur doni të lidhni llogarinë tuaj në një telefon të ri, shërbimi dërgon një SMS që përmban një kod 6-shifror që duhet të futet në pajisjen e re. Nëse kjo është e saktë, WhatsApp ndalon së punuari në smartphone të vjetër dhe aktivizohet në atë të ri.

Këtu fillon mashtrimi: sulmuesit sigurohen që ta dërgojnë këtë SMS në telefonin e ‘viktimës’ dhe më pas, në WhatsApp, ata dërgojnë një mesazh duke pretenduar se janë një i afërm ose një mik i cili kërkon atë kod. Nëse e dërgoni, llogaria juaj humbet.

“Dërgimi i kodit lejon që ata të jenë në gjendje të aktivizojnë një llogari të re WhatsApp në një pajisje të ndryshme, por duke iu referuar numrit të telefonit të viktimës së zgjedhur, i cili, në të vërtetë, humbet disponueshmërinë e tij”, sqaron Policia Postare.

Prandaj, këshillat janë që kurrë të mos i dërgoni askujt kodin e marrë me SMS dhe t’i referoheni aktivizimit të WhatsApp: është një element personal që nuk mund të përdoret kurrë nga të tjerët.

Tetë fakte befasuese për kafshët(Foto)

0

Sa më shumë mësojmë për kafshët, aq më shumë kuptojmë që janë plot befasi.

Tani e dimë që kafshët janë shumë më të ngjashme me ne se sa kemi menduar dhe që ekzistojnë gjëra të caktuara, të cilat do të kishim mundur edhe t’i mësonim, transmeton Telegrafi.

Ndarja dhe bashkëpunimi

Edhe elefantët, edhe shimpanzetë bashkëpunojnë për të gjetur ushqimin – madje edhe i presin të tjerët kur nuk arrijnë me kohë deri te burimi i ushqimit. Gjithashtu, një hulumtues ka përshkruar se si një majmun bonobo ka qëlluar femrën, ndërkaq pastaj pesë femra të tjera për sjelljen e tillë i janë vërsulur atij.

Shumë meshkuj marrin rolin atëror

Edhe pse disa kafshë i braktisin të vegjlit, meshkujt e disa llojeve janë prindër jashtëzakonisht të kujdesshëm. Meshkujt e kalit të detit madje mund edhe të ngelen shtatzënë! Pasi që femra të shtrojë vezët, mashkulli i pllenon dhe pastaj i sjell në jetë të vegjlit.

Shprehja e pikëllimit

Llava të tëra ujqërish ulërijnë bashkërisht në shenjë pikëllimi për të vdekurit, ndërkaq elefantët u shfaqin respektin të vdekurve, duke i prekur me feçka kokat dhe dhëmbët e tyre.

Përdorimi i veglave

Nëse dini të përdorni çekiçin, nuk jeni të vetmit. Orangutangët kanë shkathtësi të shkëlqyeshme në ndërtimin e veglave, të cilat u janë të nevojshme për të bërë diçka, ndërkaq delfinët e egër australianë ndonjëherë përdorin sfungjerët për të nxjerrë peshqit të cilët fshihen në rërë.

Të mençurit

Sipas bihevioralistëve, derrat janë kafshë më të mençura se trevjeçarët dhe kënaqen me muzikën, lojën me topa, me masazhe, madje edhe me luajtjen me video-lojëra. Macet kanë kujtesë të shkëlqyeshme dhe i mbajnë në mend gjërat të cilat i kanë mësuar apo i kanë përjetuar shumë vite më parë.

Kafshët e shoqërueshme

Kur nuk janë të mbyllura në kotece të fabrikuara, pulat formojnë shoqërinë e hierarkisë së përbashkët, në të cilën secila e di vendin e vet në shkallën shoqërore dhe mban në mend fytyrat dhe rangun e të më shumë se njëqind pulave.

Kafshët si shembuj

Shkencëtarët po përpiqen që të rikopjojnë molekulën nga djersa e kuajve të Nilit, e cila bllokon rrezet e diellit dhe zmbraps insektet, ndërkaq bikinet sportive të punuara sipas shembullit të lëkurës së peshkaqenit kanë sjellë aq shumë rezultate të mira sa që janë të ndaluara për gara sportive!

Kafshët me superforcë

Lopët kanë shikim panoramik – shohin gjërat në gjerësinë prej 300 shkallësh, ndërsa njerëzit shohin vetëm në 140 shkallë. Veç kësaj, mund të dëgjojnë zërat me forcë më të vogël dhe me më shumë frekuenca sesa ne. Merimangat kanë më shumë se tri mijë sensorë të ndryshëm të cilët u mundësojnë të ndiejnë vibracionin edhe më të vogël, mirëpo veç kësaj munden edhe të filtrojnë vibracionet të cilat nuk i bën gjahu i tyre.

Si “lindi” Molla e Kuqe?

0

Deri më tani nuk më është e njohur se ndonjëri nga akademikët shqiptarë nga fusha e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. ta kenë dhënë shpjegimin adekuat për «Mollën e Kuqe».

Po ashtu, si zakonisht në popull kanë mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua.

“Nga ai gjak i pakursyer i derdhur është ngopur toka dhe në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe, pastaj të rriten e zhvillohen pemë, që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut. Atje në vendbanimet tona stërgjyshore në Toplicë, muhaxhirët tanë për të mbetur dhe për të mbijetuar në pasuritë e tyre të patjetërsueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si përrua. Dhe, me tërheqjen e kufirit nga Pashallëku i Beogradit në Katund, vendbanim ky ndërmjet Nishit dhe Aleksincit, ishte ngritur Gjymrikana e Perandorisë Osmane”.

Në altarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë, e cila në pranverë lulëzonte dhe bënte fruta të kuqe.

“Shumë njerëz, pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica, shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollët i kishte all bojë të kuqe. Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione, a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer, i ka emërtuar ato me shprehjet e veta pikëlluese, si: «toka e kuqe», «guri i kuq i livadhit», «kroi me ujë të kuq», «varrezat e krushqve të përgjakur» etj.
Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për mollën e kuqe në popull, e cila shprehje ka vazhduar edhe sot, duke u mishëruar edhe në folklorin tonë popullor, si: «Hidhet vallja, vallja me shamia, dej te Molla e Kuqe, e jona Shipnia»”.

11 filmat që mund të shikoni gjatë qëndrimit në shtëpi

0

Nga tregimi i animuar i klasikëve deri tek perlat e fundit, më poshtë janë disa filma që do të argëtojnë fëmijët tuaj dhe do t’u mësojnë atyre diçka në të njëjtën kohë.

Nëse jeni duke kërkuar për përmbajtje cilësore filmash për fëmijët dhe për veten tuaj, më poshtë janë disa prej tyre.

Nga tregimi i animuar i klasikëve deri tek perlat e fundit, më poshtë janë disa filma që do të argëtojnë fëmijët tuaj dhe do t’u mësojnë atyre diçka në të njëjtën kohë.

Nga koleksioni i gjerë i Netflix janë 11 filmat për fëmijë bashkë me përmbajtjen e tyre që do ta argëtojë gjithë familjen tuaj.

1. Christopher Robin

2. Jeta sekrete e kafshëve shtëpiake 2

3. Një rrudhë në kohë

4. Benji

5. Princi i Vogël

6. Kungulli katror Spookley

7. Zana pirate

8. Lepuri Peter

9. Ndjekja e lumturisë

10. Aventurat e Tintin

11. Free Willy

Ushqimet që duhet të shmangni në kohë virusesh

0

Kemi lexuar gjatë për ushqimet që forcojnë imunitetin edhe para se koronavirusi të bëhej kryefjalë e aktualitetit. Sipas Anthony William, mjek popullor amerikan, në një periudhë si kjo që po kalojmë vëmendja duhet të përqendrohet njëkohësisht tek ushqimet që duhet të evitojmë, për të shmangur prekjen nga viruset.

William thekson se mikroorganizmat e dëmshme që cënojnë metabolizmin tonë duhet të gjejnë terrenin e duhur për të mbijetuar – me pak fjalë, u lipset të ushqehen në mënyrë që të rezistojnë. Dhe, ushqimi më i mirë për viruset janë produktet me përmbajte të lartë yndyre dhe sheqernash. Veza, qumështi, djathi, kosi dhe çdo lloj forme bulmeti duhen shmangur në një periudhë virozash. Nëse nuk i eleminoni dot menjëherë, William këshillon t’i reduktoni dy e nga dy nga dita në ditë.

Ushqimet e gatshme ose gjysmë të gatshme, mishi i kuq, mishi i pulës, gjalpi i kikirikit, soja apo vaji i çdo lloji duhen konsumuar me sasi tejet të pakët, pasi përmbajnë përqindje të lartë yndyre. William thekson se në momentin kur bëjmë yndyrnat pjesë të regjimit tonë, niveli i oksigjenit në gjak fillon të pësojë ulje. Kjo shkakton dobësimin e sistemit imunitar, pasi oksigjeni ka natyrë antivirale dhe e mbron organizmin nga viruset e shumta.

Megjithatë, ekziston gjithmonë ana tjetër e medaljes. Yndyrnat e shëndetshme mund t’i zëvendësojnë më së miri ato jo të shëndetshmet dhe këtu listohen: avokado, arra e kokosit, farërat dhe frutat e thata. Një regjim i kontrolluar ushqimor do t’i kursejë shumë sëmundje apo infeksione organizmit tuaj!

Coronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe për 2-3 ditë – ja se si duhet t’i pastroni gjërat

0

Sa kohë mund të jetojë coronavirusi në një sipërfaqem, si doreza e derës, pasi dikush i infektuar e ka prekur më herët atë?

Një studim i realizuar këtë javë zbulon se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta si plastike dhe çelik deri në 72 orë dhe në karton deri në 24 orë.

Autorët tregojnë se ky virus ka aftësi të qëndrojnë mbi sipërfaqe për më shumë se një ditë.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit e kishte vlerësuar më parë kohën e mbijetesës në sipërfaqe, ky është hulumtimi i parë që tregon se sa mund të jetojë ky virus në sipërfaqe.

Është interesante se disa sipërfaqe janë më pak mikpritëse ndaj COVID-19. Për shembull, virusi mbetet i gjallë në bakër vetëm për rreth katër orë.

Studiuesit pastaj thonë se kur virusi kontraktohet me dritë ose me nxehtësi mund të zgjasë edhe më pak.

Ata thonë se drita ultravjollcë mund të jetë një dezinfektues me të vërtetë i fuqishëm.

Si të pastroni?

Përdorni produkte të bazuara në amoniak ose alkool

Gjëja më e mirë në lidhje me COVID-19 është se nuk kërkon kimikate unike pastrimi për të dezinfektuar duart dhe sipërfaqen. Gjithçka që përdorni sigurohuni që përfshin përmbajtje alkooli.

Lani duart

Po, e keni dëgjuar njëqind herë. Kështu që bëjeni. Sidomos pasi të keni dalë në publik, duke prekur shumë sipërfaqe. Kaloni ca kohë duke fërkuar duart me sapun.

Pastroni telefonin

Telefoni juaj është dora e tretë që strehon një mori mikrovesh dhe bakteret me të cilat kontaktojmë çdo ditë. Kështu që sapo të keni larë duart atëherë pastrojeni edhe telefonin.

Si të vetizoloheni, gjërat që duhet dhe s’duhet bërë

0

Çfarë mund të bëni nëse i keni simptomat e koronavirusit Covid-19, keni udhëtuar në një zonë të prekur, apo keni qenë në kontakt me dikë që e ka sëmundjen.

The Guardian ka publikuar një artikull në të cilin tregon masat që duhet t’i merrni për t’u vetizoluar.

1 Rrini në Shtëpi, mos pranoni mysafirë

Kjo mund t’iu duket e qartë, por mos u largon nga shtëpia përveç nëse duhet të merrni përkujdesje mjekësore (Dhe nëse e bëni këtë, sigurohuni më parë se keni thirrur institucionet shëndetësore).


Thuaju jo vizitorëve. Miqtë e familjen kontaktoni në telefon ose përmes internetit. Nëse bëni porosi online të ushqimit, medikamenteve apo nevojave të tjera, atëherë sigurohuni që t’iu thoni që artikujt të lihen jashtë, jo të dorëzohen personalisht. Nëse kërkoni nga familjarët ose miqtë gjëra të tilla të njëjtën gjë ua kërkoni.

2. Ndajeni veten nga të tjerët

Qëndroni në dhomë, me derën mbyllur – ideale do të ishte kishit një dhomë me dritare nga jashtë që mund të hapni. Mos i ndani me të tjerët në familje enët, gotat, peshqirët e krevatin kur t’i keni përdorur ato. Larësja e enëve mund të jetë e përbashkët, por nëse i pastroni enët me duar atëherë sigurohuni që të përdorni peshqir të ndryshëm gjatë pastrimit të tyre.

Larja e rrobave, të shtratit, dhe peshqirët duhet të vendosen në një qese plastike dhe të pastrohen vetëm kur testi për koronavirus të jetë negativ ose kur të ketë mbaruar vetizolimi. Nëse duhet t’i pastroni në shtëpi atëherë përdorni temperatura të paktën 60C.

3. Ushqimi dhe banjo

Nëse gatuani për veten atëherë bëjeni kur të tjerët nuk janë në kuzhinë, dhe merreni ushqimin në dhomë për ta ngrënë.

Nëse keni më shumë se një banjo në shtëpinë tuaj, përdoreni ndaras. Nëse duhet ta keni të përbashkët atëherë sigurohuni që të pastroni çdo herë dhe rregullisht. Nëse jetoni në akomodime të përbashkëta (siç janë konviktet apo rezidencat), largohuni prej dhomës vetëm kur është e domosdoshme, mënyra më e mirë duke bartur një maskë, nëse keni. Provoni të shmangni përdorimin e kuzhinës apo të banjos kur të tjerët janë aty.

4. Rrini larg kafshëve nëse është e mundur

Pastroni duart para dhe pas kontaktit si masë paraprake.

5 Hidhni faculetat pas teshtitjes ose kollitjes

Vendosni ato në një shportë plastike dhe menjëherë pastroni duart me sapun dhe ujë, dhe tereni. Nëse keni, përdorni maskë kur jeni në dhomë të njëjtë me të tjerët, apo nëse dilni jashtë për trajtim mjekësor.

6. Pastrimi i duarve

Rregullat janë të njëjtat për të gjithë – pastroni duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë për 20 minuta dhe pastaj shpërlaj duart, dhe thaj tërësisht. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra.

7. Deponimi i mbeturinave

Të gjitha mbeturinat me të cilat keni qenë në kontakt, përfshirë faculetat dhe maskat e përdorura, duhet të futen në një qese plastike mbeturinash dhe të lidhen kur të mbushet. Qesja e plastikës më pas duhet të vendoset në një shportë plastike dhe të lidhet.

Mos e hidhni atë ose mos e vendosni për grumbullim derisa të keni rezultate të testit, ose derisa karantina të ketë mbaruar.

Nëse rezultoni pozitiv, atëherë do të merrni udhëzime se si të depozitoni mbeturinat.

8. Nëse përkeqësohen simptomat

Kërkoni ndihmë të shpejtë mjekësore nëse zhvillohen simptoma të reja ose nëse simptomat përkeqësohen (psh, nëse keni problem me frymëmarrje).

Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

0

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës. Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, veçanërisht nëse pihet esëll.

Përfitimet e Ujit të Ngrohtë me Limon dhe Mjaltë Esëll

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti
Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës. Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C.

Ulja e Kolesterolit
Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.

Mbipesha
Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

Plogështia
Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji. Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes. Kjo pije rekomandohet kundër disa sëmundjesh.

Ajo ndihmon në trajtimin e azmës, bronshitit si dhe parandalon shumë sëmundje që rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes. Uji me limon dhe mjaltë ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi por edhe përmirëson lëvizjen e zorrëve duke penguar konstipacionin.

Si Ta Përgatisni Ujin Me Limon Dhe Mjaltë
Për këtë pije ju nevojitet një gotë me ujë të vakët. Në të duhet të shtoni lëngun e dy limonëve dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përziejini mirë dhe pijeni lëngun esëll. Në pak ditë do të vëreni që jeni më energjikë dhe do të ndiheni më shëndetplotë. Ketë trajtim mund ta përdorni 2-3 herë në javë.

​Si të bisedoni me fëmijën tuaj për sëmundjen e koronavirusit

0

Tetë këshilla që ju ndihmojnë t’i qetësoni dhe t’i mbroni fëmijët.

Është e lehtë të ndjeheni të tronditur nga gjithçka që dëgjoni për sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19) tani. Është gjithashtu e kuptueshme nëse edhe fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar. Fëmijët mund ta kenë të vështirë t’i kuptojnë ato që shohin në internet ose në TV – ose kur i dëgjojnë nga njerëz të tjerë – kështu që ata mund të jenë veçanërisht të prekshëm nga ndjenja si shqetësimi, stresi dhe trishtimi. Por zhvillimi i bisedave të hapura dhe mbështetëse me fëmijët tuaj, mund t’i ndihmojë të kuptojnë, të përballojnë dhe madje edhe të japin një kontribut pozitiv për të tjerët.

  1. Bëni pyetje të hapura dhe dëgjoni
    Filloni duke e ftuar fëmijën tuaj që të flasë për këtë çështje. Zbuloni se sa dinë tashmë dhe ndiqni drejti min e tyre. Nëse ata janë të vegjël dhe nuk kanë dëgjuar ende për shpërthimin e virusit, ju mund të mos e përmendni këtë çështje – thjesht shfrytëzoni rastin për t’ua përkujtuar praktikat e mira të higjienës pa i frikësuar.

Sigurohuni që të jeni në një mjedis të sigurt dhe lejoni që fëmija juaj të flasë lirshëm. Vizatimi, tregimet dhe aktivitetet e tjera mund të ndihmojnë në nisjen e bisedave.

Më e rëndësishmja, mos i minimizoni ose shmangni shqetësimet e tyre. Sigurohuni që t’i kuptoni ndjenjat e tyre dhe t’i siguroni ata që është e natyrshme të ndjehen të frikësuar për këto gjëra. Ua bëni me dije që po i dëgjoni duke u kushtuar vëmendjen tuaj të plotë dhe sigurohuni që ta kuptojnë se mund të flasin me ju dhe mësuesit e tyre kurdo që dëshirojnë.

  1. Bëhuni të sinqertë: shpjegojeni të vërtetën në një mënyrë të përshtatshme për fëmijët
    Fëmijët e kanë të drejtën për marrj en e informacioneve të vërteta në lidhje me gjërat që po ndodhin në botë, por të rriturit gjithashtu kanë përgjegjësi t’i ruajnë fëmijët nga shqetësimi. Përdorni një gjuhë të përshtatshme për moshën e tyre, shikoni reagimet e tyre dhe tregohuni të ndjeshëm ndaj nivelit të tyre të shqetësimit.

Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre, mos u mundoni që të hamendësoni. Përdoreni këtë si mundësi për t’i hulumtuar përgjigjet së bashku. Uebfaqet e organizatave ndërkombëtare si UNICEF-i dhe World Health Organization (Organizata Botërore e Shëndetit) janë burime të shkëlqyeshme informacioni. Shpjegojuani se disa informacione në internet nuk janë të sakta dhe se më së miri është t’i besojnë ekspertëve.

  1. Tregojuni si të mbrojnë vete n dhe shokët e tyre
    Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga virusi korona dhe sëmundjet e tjera është thjesht t’i nxisni që t’i lajnë duart rregullisht. Nuk është e nevojshme që biseda të jetë e frikshme. Këndoni së bashku me këngën (linku në anglisht) The Wigglesose hedhni këtë valle (linku në anglisht) follow this dance për t’ua bërë mësimin argëtim.

Ju gjithashtu mund t’u tregoni fëmijëve se si të mbulojnë gojën dhe hundën me pjesën e bërrylit gjatë kollitjes ose teshtitjes (linku në anglisht) cover a cough or a sneeze with their elbow, t’ua sqaroni se është më mirë të mos u afroheni shumë afër njerëzve që kanë ato simpt oma dhe kërkojuni që t’ju tregojnë nëse fillojnë të ndjehen sikur kanë ethe, kollë ose kanë vështirësi në frymëmarrje.

  1. Ofroni qetësim
    Teksa shohim shumë imazhe shqetësuese në televizion apo në internet, nganjëherë mund të ndihemi sikur kriza është kudo rreth nesh. Fëmijët mund të mos i dallojnë fotografitë në ekran nga realiteti i tyre personal dhe mund të besojnë se janë në rrezik të afërt. Ju mund t’iu ndihmoni fëmijëve tuaj të përballen me stresin duke iu dhënë atyre mundësi për të luajtur dhe për tu relaksuar, kur të jetë e mundur. Mbani rutina dhe orare të rregullta sa më shumë që të mundeni, sidomos para se të flenë apo ndihmojuni të krijojnë rutinë dhe orar të ri në një mjedis të ri.

Nëse sëmundja është përhapur në zonën tuaj, përkujtojuni fëmijëve tuaj se ka shumë pak gjasa që ata të infektohen me sëmundjen, se shumica e personave që e kanë virusin korona nuk sëm uren shumë dhe se shumë të rritur janë duke punuar shumë për ta mbajtur të sigurt familjen tuaj.

Nëse fëmija juaj nuk ndihet mirë, shpjegojuni se duhet të qëndrojnë në shtëpi/në spital sepse është më e sigurt për ta dhe për shokët e tyre. Siguroni ata se e dini që është e vështirë (ndoshta frikësuese apo edhe e mërzitshme) nganjëherë, por se respektimi i rregullave do t’i mbajë të gjithë të sigurt.

  1. Kontrolloni nëse janë duke përjetuar apo duke përhapur stigmë
    Përhapja e virusit korona ka sjellë me vete shumë raporte të diskriminimit racor anembanë botës, prandaj është e rëndësishme që të kontrolloni që fëmija juaj as nuk është duke përjetuar ngacmim e as duke kontribuar në të.

Shpjegoni se virusi korona nuk ka asgjë të bëjë me mënyrën se si dikush duket, prej nga vjen apo çfarë gjuhe flet. Nëse i kanë thirrur me emra apo i kanë ngacmuar në shkollë, duhet të ndihen të lirë t�€ ™i tregojnë një të rrituri të cilit i besojnë.

Ua përkujtoni fëmijëve tuaj se të gjithë e meritojnë të jenë të sigurt në shkollë. Ngacmimi është gjithmonë i gabueshëm dhe secili prej nesh duhet të bëjë atë që i takon për të përhapur mirësi dhe për ta mbështetur njëri-tjetrin.

  1. Kërkoni ndihmë
    Është e rëndësishme që fëmijët ta dinë se njerëzit janë duke i ndihmuar njëri-tjetrit me sjellje mirësie dhe bujarie.

Tregoni për punëtorët shëndetësorë, shkencëtarët dhe (linku në anglisht) të rinjtë, mes të tjerëve, që janë duke punuar për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për ta mbajtur të sigurt komunitetin. Mund të jetë shumë qetësuese të dihet se njerëzit bujarë janë duke ndërmarrë veprime.

  1. Kujdesuni për veten
    Fëmijëve do të mund t’iu ndihmoni më m irë nëse edhe vetë e përballoni mirë situatën. Fëmijët do t’i përvetësojnë reagimet tuaja ndaj lajmeve, prandaj është mirë që ata ta dinë se jeni të qetë dhe në kontroll.

Nëse ndiheni në ankth apo të shqetësuar, ndani kohë për vete dhe kërkoni ndihmë nga anëtarë të tjerë të familjes, shokë apo persona të besueshëm në komunitetin tuaj. Ndani kohë për të bërë gjëra që ju ndihmojnë të qetësoheni dhe ta rimerrni veten.

  1. Përfundoni bisedat me kujdes
    Është e rëndësishme ta dimë që nuk i lëmë fëmijët në gjendje shqetësimi. Teksa e përmbyllni bisedën tuaj, përpiquni ta matni nivelin e shqetësimit të tyre duke e shikuar gjuhën e tyre të trupit, duke vlerësuar nëse jeni duke përdorur tonin e zakonshëm të zërit dhe duke e shikuar frymëmarrjen e tyre.

Ua përkujtoni fëmijëve tuaj se mund të bisedojnë edhe për gjëra të tjera të vështira me ju në çfarëdo kohe. Ua përkujtoni se ju i doni, i dëgjoni dhe jeni në dispozicion kurdo që ata ndihen të brengosur.
Informatat e hartuara nga Jacob Hunt, specialist i komunkimit në UNICEF

Krijoni dezinfektues natyral në kushte shtëpie

0

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit e deri tek shpallja pandemi nga OBSH-ja vazhdimisht është paralajmëruar që të lani duart dhe të shmangni afërsinë me njerëzit kështu duke ruajtur vetën dhe të tjerët!.

Tani është shumë e vështirë që të gjendet dezinfektues në dyqane e barnatore, prandaj ekzistojnë metoda që mund të krijoni dezinfektues natyral në kushte shtëpie

Përgatitja:

500 ml ujë i zierë, 10 lugë gjelle uthull, 2 lugë sodë buke, lëngu i 1 ose 2 limonave.

Të gjithë këta përbërës përziejni bashkë dhe në këtë mënyrë do të krijoni një dezinfektues natyral me të cilin mund të dezinfektoni mobilet, tavolinën e punës, lodrat e fëmijëve si dhe për duart.