<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Njihuni me pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e zemrës

Pijet industriale të mbushura plot me sheqerna janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit. Ato janë bërë aq shumë pjesë e jetës së përditshme, pavarësisht efekteve të tyre negative që po zbulohen dita ditës.

Studimet më të fundit, thonë se njerëzit që pijnë të paktën një pije të tillë në ditë, janë më të rrezikuar nga prania e yndyrnave të këqija në gjak dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e zemrës. Pija e tepruar e këtyre lëngjeve me sheqerna artificialë nxit shfaqjen e dislipidemisë, një term që përfshin nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë. Ushqimet e përpunuara dhe pijet industriale me sheqer nxisin grumbullimin jo të shëndetshëm të kolesterolit në enët e gjakut duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës.


Konsumi i përditshëm i pijeve të tilla industriale rrit me 98 përqind gjasat që një njeri i shëndetshëm të ketë nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak. Një gjë e tillë është faktor shumë i madh rreziku i aterosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë. Ky rreziku ulet duke ndjekur dhe zbatuar një regjim të shëndetshëm ushqimor, siç është ai Mesdhetar. Ky regjim rekomandon uljen e sasive të mishit të kuq dhe të karbohidrateve por konsumin më të rregullt të frutave, perimeve, peshkut, farave, drithërave të shëndetshme dhe yndyrnave si vaji ekstra i virgjër i ullirit. Heqja dorë nga këto pije është hapi më i duhur që mund të marrë një njeri, sepse sheqeri është fajtor për shumë probleme madhore në organizëm.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago