<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Njeriu Vitruvian” dhe “Njeriu Simfonik”, tre qindvjeçarët e përplasjes së përsosmërisë së gjenive

Ngjashmërinë e këtyre dy veprave e ndajnë 300 vite. Është një rastësi fatlume e ekstraktimit filozofik dhe artistik të dy dëshmive që i kanë mbijetuar kohës, jo për të akuzuar për plagjiaturë, por për të gjetur përputhshmëritë dhe specifikimet dalluese të dy kryeveprave që patën qasje të pasqyrimit dy përsosmërive.

Më 2 maj 1519, Leonardo da Vinci vdiq në moshën 67 vjeç në Château de Clos-Lucé në qytetin e Ambroise, Francë. Si një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave, veprat e Leonardo janë padyshim ndër më të famshmet në historinë e artit. Përveç asaj që konsiderohet nga shumë njerëz si kryevepra e tij, Mona Lisa, një nga veprat e tij më të njohura është ndoshta Njeriu Vitruvian, përfaqësimi i proporcioneve ideale të trupit të njeriut. Sidoqoftë, shumë të interesuar të kureshtive të artit nuk mund ta dinë ngjashmërinë e jashtëzakonshme midis Njeriut Vitruvian dhe një ilustrim mesjetar nga “Opera Liber Divinorum”, një shkrim që përmban vizionet e Shën Hildegard të Bingenit.

Më shumë se 300 vjet para realizimit të  Njeriut Vitruvian nga Leonardo da Vinçi, në fakt, Hildegard kishte krijuar tashmë atë që njihet si Njeriu Simfonik. Ashtu si Njeriu Vitruvian, Njeriu Simfonik përfaqëson idealin e përsosmërisë. Për dallim nga vepra e Da Vinçit, ideja e Hildegard për përsosmërinë nuk vjen nga shkenca dhe matjet, por nga muzika dhe poezia. Këto arte, në të vërtetë, vlerësohen prej saj një “bashkëlidhës” simbolik midis ideve filozofike të universit dhe njeriut, si dhe midis Zotit dhe Krijimit.

Ashtu si Leonardo, për më tepër, Hildegard ishte një personazh tepër eklektik: shumë kohë para Rilindjes, dhe në një moment historik në të cilin gratë shpesh konsideroheshin të padenjë për një jetë intelektuale dhe krijuese, shenjtori ishte në fakt kompozitor, poet, ilustrues, filozof, mistik, botanist dhe teoricien i mjekësisë. Një nënë në një kohë tjetër kushedi sa çfarë do të kishte lindur nga takimi i dy mendjeve të jashtëzakonshme si ato të Leonardos dhe Hildegard? Ndoshta një simfoni e bukur midis artit, shkencës dhe filozofisë.

Albert Vataj

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

20 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

20 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

21 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago