<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një studim i ri zbulon se metodat e trajnimit janë të lidhura me agresionin te macet

Pronarët e maceve mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sjelljes agresive te kafshët e tyre shtëpiake, sugjeron një studim i Universitetit të Guelph.

Autorja kryesore Kristina O’Hanley, një kandidate për doktoratë në Departamentin e Mjekësisë së Popullsisë në Kolegjin Veterinar të Ontario, tha se studimi zbuloi se macet treguan më pak agresion ndaj pronarëve që përdorin përforcime pozitive për të menaxhuar sjelljet e padëshiruara.

Raste të agresionit ndaj pronarëve, njerëzve të tjerë dhe maceve të tjera ishin më të ashpra në shtëpitë ku pronarët përdornin komanda verbale si “Jo!”, bënin zhurmë të madhe kur qortonin kafshën e tyre ose mbanin macen e tyre nga qafa .

“Hulumtimi ynë është përqendruar në të kuptuarit pse macet bëhen të frikshme dhe agresive, dhe në zhvillimin e strategjive për parandalim dhe trajtim”, thotë Dr. Lee Niel. “Ajo që kemi gjetur është se llojet e metodave të trajnimit që njerëzit përdorin në shtëpi mund të luajnë një rol në agresionin e maceve”.

Ndërsa këto zbulime kanë të bëjnë me macet në shtëpi, studimi fillimisht u krijua për të eksploruar sesi përvojat si një kotele ndikojnë në sjelljen e maceve të rritura. Ky është studimi i parë i këtij lloji që përqendrohet në faktin nëse përvojat e hershme të rritjes së koteleve kontribuojnë në sjellje agresive më vonë në jetë.

Sipas Niel, sjellja agresive mund të jetë shqetësim i sigurisë për njerëzit dhe macet dhe mund të rezultojë me neglizhencë, abuzim, heqje dorë dhe eutanazi për macet. “Agresioni tek macet mund të jetë i vështirë për t’u trajtuar, prandaj është e rëndësishme që ne të gjejmë strategji për të ndihmuar pronarët të parandalojnë zhvillimin në radhë të parë”, shton ajo. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

24 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

24 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

24 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago