<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një studim i ri me ADN nga Iliria romake

Studimi i ri quhet “Stable population structure in Europe since the Iron Age, despite high mobility” dhe tani është në proces recense. Ndërsa pritet publikimi përfundimtar, autorët kanë bërë publike të dhënat nga eshtrat e lashta, përfshirë rezultate nga Sllovenia, Kroacia, Serbia e Mali i Zi, kryesisht nga periudha romake.
Bie në sy shfaqja e E-V13 në disa eshtra nga Kroacia, pasi këto janë rezultatet më të vjetra të E-V13 në Ballkan deri tani. J2b-L283 vazhdon të gjendet dendur në trevat ilire, tani edhe në Mal të Zi, ku del dega J2b-L283>Z631>Z1043, që gjendet edhe ndër shqiptarë sot. Ndër rezultatet e tjera ishin disa rezultate të haplogrupit G2-L497 dhe J2a-M410 që po ashtu gjenden ndër shqiptarë sot, edhe pse janë të rralla. Nga haplogrupi R1b, shumica e rezultateve i takojnë degës R1b-L51, kurse një rezultat nga Sllovenia ishte R1b-Z2103>Z2110. Më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve sipas shtetit:
Mal i Zi:
J2b-L283>Z631>Z1043
J2b-L283>CTS6190 (rezultat nga Mesjeta)
Serbi:
I1-M253>A11380
E-V13>Y178966
R1a-M417>Z93>Y52
J2b-L283>Z585
R1b-L51>BY157588
I2-M223>L701>Y41633
Kroaci:
E-V13>Y30977
E-V13>BY4642
R1b-L51>U152>FGC22516
R1b-L51>U152>Y3140
J2b-L283>Z631>Z1043
J2a-M410>L581>Y3143
J2a-M410>Y154988
G-M201>P303>S18765
G-M201>L497
I1-M253
E-V22
E-M123>E-Y16161
Slloveni:
R1b-Z2103>Z2110>Y39302
Pra janë shfaqur në këtë studim shumica e haplogrupeve të shqiptarëve, por degëzime relativisht të rralla të tyre. Ka mundësi linja edhe më të shpeshta të sotshme do të shfaqen pasi të analizohen edhe eshtra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia perëndimore, por ndoshta edhe një numër më i madh nga Bosnja dhe Mali i Zi.
Pritet që nga ky studim të dalin edhe disa rezultate të tjera, ndër të cilat një nga zona e Nishit, përsëri nga periudha romake. Ndërkohë të gjitha rezultatet e mësipërme dhe në pëgjithësi të gjitha rezultatet e lashta ballkanike prej para 5000 vjetësh deri sot, mund t’i gjeni në hartën tonë këtu: https://www.google.com/maps/d/u/1/edit…
Artikulli i plotë: https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2022.05.15.491973v1

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

7 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

7 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago