Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, por shumë e rëndësishme në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës.
Ajo sekreton hormone që kontrollojnë mënyrën se si një person përdor energjinë, por gjithashtu prek pothuajse çdo organ në trup dhe kontrollon disa nga funksionet më të rëndësishme të tij. Disa prej tyre janë frymëmarrja, rrahjet e zemrës, tretja, por edhe humori.
Çrregullimet e gjëndrës tiroide ndodhin kur ajo prodhon shumë ose shumë pak hormon, dhe më së shpeshti këto janë hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi.
Po kështu, ndonjëherë mund të jetë një rast i kancerit të tiroides, i cili mund të trajtohet me sukses kur zbulohet në kohë.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë për një nga simptomat e pazakonta që mund të tregojnë se një person vuan nga një çrregullim i caktuar i tiroides.
Siç shpjegon doktor Paul Jarrod Frank, simptoma e përmendur, të cilën vështirë se dikush do ta shoqëronte me një çrregullim të gjëndrës tiroide, ka të bëjë me rënien e qerpikëve.
“Simptomat shtesë mund të ndryshojnë, duke përfshirë humbjen ose shtimin në peshë, vështirësinë në kontrollimin e temperaturës, rritjen e ankthit dhe kapsllëkut, dhe në përgjithësi zgjidhen nga vlerësimi i një endokrinologu dhe marrja e medikamenteve të përshkruara”, shton Dr Frank.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…