Një studim i fundit tregoi se një virus i zakonshëm tek të sapolindurit, citomegalovirusi (CMV), mund të rrisë rrezikun e autizmit.
Hulumtimi shqyrtoi të dhënat mjekësore të gati tre milionë foshnjave dhe zbuloi se ata që lindnin me CMV kishin dy herë e gjysmë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me autizëm sesa fëmijët pa CMV.
CMV, e cila prek rreth një në 200 foshnja, është infeksioni më i zakonshëm kongjenital në SHBA.
Dr. Megan Pesch, autore kryesor e studimit dhe një pediatre në Universitetin e Miçiganit, foli për Daily Mail për gjetjet, beson se CMV mund të shkaktojë inflamacion në trurin e fetusit , duke ndërprerë zhvillimin e tij dhe duke çuar në autizëm.
Ajo e njeh mirë këtë situatë pasi vajza e saj lindi me virusin CMV dhe më vonë u diagnostikua me autizëm. Dr. Pesch po përpiqet të rrisë informacionin dhe ndërgjegjësimin për kontrollin e CMV gjatë shtatzënisë, siç është rasti në vendet e tjer, shkruan New York Post.
Sipas literaturës në dispozicion, foshnjat e lindura me CMV janë në rrezik më të lartë për kushte të tjera, si humbja e dëgjimit dhe vonesat në zhvillim.
Rreth një në çdo 200 foshnja amerikane lind me CMV çdo vit. Gati 20% e atyre foshnjave do të përjetojnë defekte të lindjes ose probleme të tjera shëndetësore afatgjata, të tilla si humbja e dëgjimit ose shikimi, vonesa në zhvillim ose epilepsi.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…