Nga Jahja Drancolli
Mary Edith Durham (1863-1944), duke vizituar trojet e dikurshme të Dardanisë në fillim të shekullit XX, ajo si objekt studimi krahas historisë, etnologjisë dhe folklorit, interesohej edhe për shtresimin dhe diversitetin e gjuhës në një mjedis shumëgjuhësh. Në këtë kontekst, gjatë një vizite në Manastirin Ortodoks të Deviçit, në jug të Skenderajt të Drenicës, shoqëruesi shqiptar i zonjës Durham, i cili fliste vetëm pak serbisht, e pyeti arkimandritin e manastirit nëse kuptonte shqip. Në pyetjen e shoqëruesit të zonjës Durham, ai qeshi me gjithë zemër dhe u përgjigj: “‘Unë jam shqiptar.’ I lindur nga prindër shqiptarë, ai shpjegoi se kishte folur shqip vetëm si fëmijë. Por, pasi u bashkua me Kishën Ortodokse, ai ishte tani një serb dhe serbishtja ishte më e njohur për të sesa gjuha e tij amtare.”
(“He laughed heartily, and replied, ‘I am an Albanian.’ Born of Albanian parents, he explained he had spoken Albanian only as a child. But having joined the Orthodox Church, he was now a Servian, and Servian was more familiar to him than his mother tongue.”)!
Manastiri i Deviçit (foto nga vitit 1908)!
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…