<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Ngrihet alarmi/ Ja virusi që po përhapet në Europë, simptoma të ngjashme me gripin

Gjashtë vjet pas zbulimit të tij në Kinë, virusi alongshan (ALSV) i cili bartet nga rriqrat, tani është përhapur në pjesën më të madhe të Europës. Në këtë përfundim dalin ekspertët gjermanë. Qendra për Mjekësinë e Udhëtimit (CRM) në Dyseldorf të Gjermanisë, deklaroi:

Virusi, i cili nuk është i lidhur me ndonjë sëmundje serioze te njerëzit, është gjetur te rriqrat në Finlandë, Francë, Rusi, Zvicër e tani edhe në Gjermani.

Nuk mori ftesë për te filmi “Në kuadër të dashurisë”, ja çfarë thotë Maestro për Luizin si aktor
Sherr dhe të shtëna me armë zjarri në një lokal në bregdetin e Himarës

Në Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TIHO) në qytetin verior gjerman të Hanoverit, studiuesit gjetën prova të transmetimit të ALSV-së nëpërmjet rriqrave te kafshët si dreri, në landin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme në Gjermani.

Pas publikimit të një studimi përkatës në revistën shkencore “Microorganisms”, drejtori shkencor i CRM-së, Qendrës për Mjekësinë e Udhëtimit, Tomas Jelinek, theksoi:

Zonat e shpërndarjes së shumë llojeve vendase të rriqrave janë zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Nga dimrat e butë dhe sezonet e verës më të nxehtë po përfitojnë araknidet.

Araknidet bëjnë pjesë në grupin e artropodeve. Në këtë grup futen merimangat, akrepat dhe rriqrat apo këpushat. Ato jetojnë në tokë e kryesisht në vende të nxehta dhe më gurë. Megjithatë gjenden dhe në vende të banuara nga njerëzit. Kanë katër çifte këmbësh e marrin frymë me mushkëri lëkurore. Për vetëmbrojtje kanë helm.

Megjithatë, ALSV aktualisht nuk është shoqëruar me ndonjë gjë më të rëndë se simptoma të ngjashme me gripin. Sëmundja më e zakonshme që transmetohet nga rriqrat në Europë është ajo Lyme, e cila mund të trajtohet me antibiotikë që në fazat e hershme.

Meningoencefaliti i hershëm i verës (FSME) është gjithashtu veçanërisht i përhapur në shumë zona, por mund të bëhet vaksinë për t’u mbrojtur.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

22 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

22 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

22 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

24 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

24 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago