<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nëse mendoni se këto ushqime ju dobësojnë, jeni gabim

Të pakësosh numrin e kalorive të konsumuara të ndihmonë të biesh në peshë. Kjo është botërisht e ditur. Sidoqoftë, të dobësohesh nuk është kaq e thjeshtë. Ka disa ushqime që duken dietike, por fshehin diçka.

Brokoli, për shembull, ka shumë ushqyes, por mund të shkaktojë fryrje. Një kokë e tërë brokoli ka vetëm 205 kalori, gjë që e bën ushqimin ideal për ata që duan të dobësohen disi. Nga ana tjetër, nëse konsumoni shumë brokoli do të përfundoni të fryrë, me gazra dhe kaps. Asnjë nga këto nuk duket bukur me bikini.

Ëmbëlsirat pa sheqer nuk janë të ëmbla rastësisht, është efekti i ëmbëlsuesve artificialë. Dietologët thonë se sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificialë nuk kanë ndonjë dallim të madh nga njëri-tjetri, pasi të dy nxisin prodhimin e insulinës, e cila magazinon sheqerin. Në fjalë të tjera, shtoni peshë, jo humbisni.

Pijet dietike me gaz mbeten pije me gaz dhe një studim i 2015-s e vërteton më së miri. Ata që pinin rregullisht pije dietike me gaz, përgjatë një dekade, iu rrit perimetri i belit me 70% në dallim me ata që nuk pinin pije me gaz. Doni të dini diçka akoma më të frikshme? Ata që pinin dy ose më shumë pije dietike me gaz pësonin një rritje prej 500% në perimetrin e belit.

Shalqiri, që duket aq i padëmshëm, ka vërtet 46 kalori për shërbim dhe vitaminë A dhe C, por dëmet i fsheh tjetërkund. Vetëm një trekëndësh i vogël si në foto përmban 18 gram sheqer. Ju duken pak? Brenda një dite rekomandohet të konsumoni 25 gram sheqer. Shtoni dhe faktin që shalqiri është 90% ujë. Në fund të fundit, hani shumë dhe s’hani asgjë.

As selinoja s’është aq magjike sa duket. Thonë që kur ha selino, djeg më shumë kalori sesa fiton, por sigurisht, kjo s’është e vërtetë. Selinoja mbush stomakun, por ngaqë ka shumë pak kalori, ndiheni të uritur sërish pa kaluar ora. Për më tepër, kush ha selino shqeto? Të gjithë e shoqërojmë me krem djathi ose gjalp kikiriku që kanë shumë (shumë) kalori.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

16 minutes ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

25 minutes ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago