<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Nëse keni dhimbje barku dhe ju shfaqen këto simptoma shkoni urgjentisht te mjeku

Dhimbja e barkut është parehati ose ndjesi të tjera të pakëndshme që ndjeni në zonën e barkut. Shumica e shkaqeve të dhimbjes së barkut nuk janë arsye për t’u shqetësuar dhe mjeku juaj lehtë mund të diagnostikojë dhe trajtojë problemin.

Ndonjëherë, megjithatë, mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze që kërkon kujdes mjekësor.

Llojet e dhimbjeve të barkut

Ekzistojnë disa lloje të dhimbjeve të barkut, të cilat bazohen në atë se sa shpejt fillon dhe sa zgjat dhimbja:

-Dhimbja akute që zgjat disa orë ose ditë dhe mund të vijë me simptoma të tjera.

-Dhimbja kronike zgjat më shumë — nga javë në muaj ose më shumë — dhe mund të vijë e të shkojë.

-Dhimbja progresive përkeqësohet me kalimin e kohës dhe shpesh vjen me simptoma të tjera.

Shkaqet e dhimbjes së barkut

Pavarësisht nëse keni një dhimbje të lehtë ose ngërçe serioze, dhimbja e barkut mund të ketë shumë shkaqe të tilla si dispepsi, kapsllëk, një virus stomaku, Sindroma e zorrës së irrituar (IBS), Sëmundja e Crohn-it ose koliti ulceroz, helmim apo alergji nga ushqimi, infeksion të traktit urinar, hernie, tendosje ose tërheqje e muskujve të barkut, gurë në tëmth apo në veshka, Endometrioza, etj.

Kur duhet të shkoj te mjeku

Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni dhimbje barku të forta që vështirësojnë lëvizjen tuaj, ose nuk mund të qëndroni ulur ose të gjeni një pozicion të rehatshëm.

Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse dhimbja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera shqetësuese, duke përfshirë:

– Dhimbje të forta

– Ethe

– Jashtëqitje me gjak

– Nauze dhe të vjella të vazhdueshme

– Humbje peshe

– Lëkura që duket e verdhë

– Barku i fortë kur e prekni

– Ënjtje e barkut

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago