Kafshimi i thonjve zakonisht është ves i fëmijërisë.
Shumë njerëz e tejkalojnë këtë ves ndërsa rriten por për disa të tjerë bëhet zakon i përjetshëm dhe mund të jetë e vështirë të shmanget.
Jemi rritur me idenë se kafshimi i thonjve është zakon i keq dhe duhet të heqim dorë. Por mund të ketë disa arsye përse disa vazhdojnë akoma.
Jeni një perfeksionist
Sipas një studimi, shumica e njerëzve që kafshojnë thonjtë janë shumë të përkushtuar te puna dhe vetja e tyre. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma e tyre jo. Ata që kafshonin thonjtë kishin tendencën të punonin shumë më veten.
Mund të jeni më i zgjuar se sa ju mendoni
Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi që nuk kryejnë detyra me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz priren të kafshojnë thonjtë gjatë momenteve të përqendrimit intensiv kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem, transmeton Lajmi.net.
Jeni të padurueshëm
Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Sapo të bëhet zakon, mund të jetë vesi që ju kaloni kohën kur jeni të mërzitur ose kur prisni përreth.
Nuk jeni të kënaqur me veten tuaj
Të kafshosh thonjtë mund të jetë një zakon nervoz që përkohësisht i bën njerëzit të ndihen më mirë. Personat që vendosin pritshmëri të mëdha për veten e tyre, Kur nuk arrijnë qëllimet, shpesh ndihen të zhgënjyer dhe të turpëruar nga vetja.
Mund të ketë lidhje me një çështje psikologjike
Kafshimi i thonjve mund të jetë i lidhur me çrregullime psikologjike. Sidoqoftë, jo të gjithë me këto gjendje mendore kafshojnë thonjtë e tyre dhe shpesh është një zakon i qëndrueshëm, i cili është i vështirë për t’u kapërcyer.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…