Tani është koha e duhur për t’ju përkushtuar një diete të rreptë në mënyrë që të jeni n top formë gjatë verës.
Shumë nuk tregojnë qëndrueshmëri dhe synime për ta sjellë trupin në figurën e dëshiruar megjithatë me përmirësime të vogla në të ushqyerit dhe aktivitetet fizike mund të arrihet.
Një pije para se të shkoni në shtrat mund të kontribuojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe humbjen më të lehtë të peshës.
Përbërësit:
– 350 ml ujë
– 1 deri në 2 lugë gjelle uthull molle
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 1 lugë çaji kanellë të bluar
– gjysmë mollë e grirë
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit përveç mollës për disa sekonda, derisa të përftoni një masë kompakte. Më pas shtoni mollën e grirë.
Falë përbërësve të saj, kjo përzierje e shijshme mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj, i cili, së bashku me një mënyrë jetese të shëndetshme, mund të kontribuojë në humbjen e kilogramëve të tepërt.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…