Shkëputja e një pjese të akullnajës së Nanda Devi nuk ishte një episod i vetëm, por mund të përsëritet kushedi sa herë, thonë shkencëtarët.
Orteku gjigand i ujit, baltës e mbetjeve që shkatërroi në fillim të shkurtit fshatin e Renit në zonën e Himalajeve ishte vetëm një sinjal i asaj që banorët e tokave të larta të malit më të lartë në botë e vërejnë prej disa kohësh: klima e habitatit të tyre po ndryshon në mënyrë dramatike dhe ngrohja globale po shkrin akullnajat, po i bën rajone të tëra të pasigurta tashmë e po vendos në rrezik mbi një milliard e gjysmë persona.
Temperaturat në majat më të larta të Tokës janë rritur mesatarisht më shumë se në vargmale të tjera”, thotë për Financial Times Maharaj Pandit, docent i studimeve mjedisore pranë Univrsitetit të New Delhit.
Ai shprehet se mbi 200 vetë humbën jetën në katastrofën e Renit; brenda pak minutash dy diga u shkatërruan si të ishin prej kartoni, e bashkë me to, edhe impiantet e tyre hidroelektrike.
Ky skenar rrezikon të përsëritet përgjatë 2.500 kilometa vargmalesh, akullnajash, pllajash e luginash, duke nisur nga province kineze e Yunnanit e der në Pakistanin lindor, që formojnë rajonin Himalaya-Karakorum, ku përfshihen dy majat më të larta të planetit, Everest e K2.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…