<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në çfarë ore jeni vaksinuar? Mund t’ju duket e çuditshme po ka shumë rëndësi

Edhe pse mund të duket një aspekt i parëndësishëm, koha kur vaksinoheni është e rëndësishme. Një studim i publikuar në “Journal of Biological Rhythms” ka zbuluar se njerëzit që marrin injeksionin kundër COVID-19 pasdite, kanë nivele më të larta të antitrupave. Arsyeja është se, sipas të dhënave të marra, ritmet e zemrës ndikojnë në vaksinë.

“Studimi ynë ofron prova se koha e vaksinimit ndikon në përgjigjen imune ndaj vaksinës SARS-CoV-2, gjetje që mund të jenë të rëndësishme për optimizimin e efikasitetit të vaksinës”, thotë Elizabeth Klerman, studiuese e Spitalit të Massaçusetsit.LEXO EDHE:Drejtori i Infektives: Trajtimi i pacientëve post-Covid zgjatë me muaj

Studimi ka marrë si kampion 2190 punonjës shëndetësorë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë qenë asimptomatikë në momentin e vaksinimit. Është marrë parasysh jo vetëm koha e marrjes së injeksionit, por edhe lloji i vaksinës, gjinia, mosha, madje edhe numri i ditëve pas administrimit të dozës.

U zbulua gjithashtu se antitrupat ishin më të larta tek ata që morën vaksinën Pfizer, te gratë dhe tek të rinjtë.

Ndërkohë, në rastin e vaksinës së gripit, situata është krejtësisht e kundërta, pasi një studim tjetër zbuloi se meshkujt e moshuar që vaksinoheshin në mëngjes kishin më shumë antitrupa sesa ata që e bënin vaksinën pasdite.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

22 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

22 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

22 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

23 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

23 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago