Në artikujt tanë kemi folur vazhdimisht për hudhrën dhe për efektet e saj të shëndetshme në oragnizëm. Por krahas hudhrës, eksizton edhe një perime tjetër e mrekullueshme e së njëjtës familje që mund të sjellë shumë dobi për trupin dhe mendjen tonë. Bëhët fjalë për qepën.
Ndoshta disa nga ju e dinë se qepa është shumë e mirë për shëndetin, ja pesë problemet shëndetësore që mund të trajtohen vetëm me qepë:
Veshët e bllokuar: Me anë të një thike të vogël hiqni bulbin i qepës dhe vendoseni në fillim të kanalit të veshit. Kujdes, mos e shtyni shumë brenda. Më pas lëreni të qëndrojë gjatë natës, kur të zgjoheni dylli do të zbutet dhe do të jetë shumë e lehtë të hiqet.
Djegiet: Qepa është shumë e dobishme kur vjen puna për djegiet. Prisni një qepë në dy pjesë dhe vendosni një prej gjysmave në vendin e djegur. Mbajeni për 5-10 minuta. Ajo do të minimizojë dhimbjen dhe do të zbusë djegien. Kjo metodë u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike.
Normalizon temperaturën e trupit: Nëse keni temperaturë të lartë trupore prisni një qepë në copa të vogla dhe të vendoseni atë në çorape. Kjo është mënyra më e mirë natyrore për të ulur temperaturën. Kjo këshillë vlen edhe për fëmijët e vegjël.
Eleminon toksinat nga trupi: Hani herë pas here një qepë të freskët para së të flini gjumë. Siç e dini gjatë natës organizmi filtron toksinat në mënyrë natyrale dhe qepa është njëstimulant shumë i mirë i këtij procesi.
Kundër pickimit të bletëve dhe grerëzave: Këto pickime mund të jenë shumë të rrezikshme, veçanërisht në qoftë se jeni alergjikë ndaj këtyre insekteve. Mos u frikësoni në një situatë si kjo. Merrni menjëherë një qepë të shtypur ose të grirë në rende dhe vendoseni në zonën e pickuar.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…