Një nga hyjnitë më të lashta në mitologjinë shqiptare është Nana e Votrës.Mendohet se ajo bart disa tipare të zvetnuara të një hyjnie shumë të lashtë të vatrës ,me origjinë nga matriarkati.
Fillimisht ajo ishte një figurë pozitive .Madje ngadonjëherë Nana e Votrës quhej edhe “të tretat e vatrës” ,pra tri motrat që përcaktojnë fatin e fëmijës ,natën e tretë pas lindjes.
Më vonë ,dhe sigurisht ,me fillimin e renit të patriarkatit ,vetitë e saj ndryshuan.
Ashtu sic përfytyrohet tani,Nana e Votrës u rrëfehet plakave që rrijnë shumë vonë natën duke tjerrur li ose lesh.Ajo fanitet në trajtën e një plake të keqe flokthinjur që rri gërmuq bri vatrës .
Ndodh që, kur ngrihet nusja në mëngjes për të ngrohur ujë sheh në vatër një plakë që kreh flokë me krehër apo që tjerr.Nusja kujton që është vjehrra ,I flet,por ajo s`përgjigjet.Kështu ajo e kupton që është Nana e Votrës.
Port ë gjejë ndonjë fëmijë kur kreh flokët ,ajo e kap dhe I nxjerr sytë me krehërin e saj të hekurt.
Në zona të ndryshme njihet edhe si : E ëma e Vatrës ,Shtriga e Vatrës, Plaka e Vatrës(Mat) ,Shtriga ,Shtrigat,Nëna e Vatrës (Tomorricë) ,Nënat e Vatrës ,Mëmat e Vatrës ,(Myzeqe) ,Mëma e Vatrës (në fshatrat e Vlorës) etj./InforCulture.Info
Shkëputur nga libri :Fjalor I mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare/Azem Qazimi
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…