Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, thanë sot shkencëtarët turq, duke paralajmëruar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët ndaj sëmundjeve infektive.
“Flini mjaftueshëm në mënyrë që të sekretohet mjaft melatonia, mos pini duhan, mos përdorni produkte duhani, hani një ushqim të pasur me perime dhe fruta, ushtroni rregullisht”, thonë nga Fondacioni Turk i Veshkave në një deklaratë rreth mënyrave për të forcuar sistemin imunitar.
Fondacioni rekomandoi gjithashtu larjen e duarve rregullisht dhe në mënyrë të duhur si dhe uljen e nivelit të stresit.
“Është dëshmuar se sistemi imunitar është i dëmtuar dhe i dobët ndaj infeksioneve në shumë sëmundje të lidhura me gjumin”, tha Derya Karadeniz, ekspertja mbi çrregullimet e gjumit, duke theksuar rolin e gjumit në riparimin e trupit.
Studimet eksperimentale dëshmojnë një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit, theksoi ajo, duke shtuar se në një studim në të cilin njerëzit të cilëve u lejohej vetëm katër orë gjumë për katër natë, kishin reagime shumë më të dobëta imune kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë krahasuar me ata që bënin orë të rregullta të gjumit.
Timur Erk, kreu i fondacionit, paralajmëroi se duhet të merren vitaminat dhe mineralet thelbësore duke përmbushur nevojat e njerëzve në kohën e pandemisë së COVID-19.
“Dietë e shëndetshme, stërvitje, kontroll i stresit dhe gjumë. Thënia e gjysheve tona, ‘fëmijët rriten në gjumë’, tani vlen për të gjithë individët dhe është dëshmuar nga hulumtimet shkencore”, shtoi ai.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…