<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Mund t’ju kushtojë me jetë: Zbuloni se kush është në rrezik dhe pse operacioni i hernies është i vetmi shpëtim

Herniet inguinale, kofshës, kërthizës, midis sternumit dhe kërthizës, mund të shkaktojnë siklet dhe dhimbje gjatë lëvizjeve të caktuara, por gjithashtu mund të jenë kërcënuese për jetën

Reklama

Hernia, mund të jetë e lindur ose e fituar dhe përfaqëson depërtimin e indit abdominal, me ose pa organe të barkut, përmes një vendi të dobësuar në murin e barkut. Më shpesh këto janë kërthiza ose gilcat.

Te fëmijët vërehet menjëherë pas lindjes, kur bëhet e qartë se disa nga vrimat në murin e barkut nuk janë mbyllur mjaftueshëm.

Te të rriturit shfaqet si pasojë e rritjes së menjëhershme dhe të tepruar të presionit në zgavrën e barkut gjatë aktiviteteve të përditshme dhe më të shpeshtat janë ngritja e peshave të rënda, kollitja dhe teshtitja e fortë, por edhe sforcimi gjatë kryerjes së nevojës së madhe, transmeton Telegrafi.

Reklama

Nuk ka ushtrime që mund ta eliminojnë hernien

Kur bëjmë ushtrime, presioni i fortë i shtyn indet e barkut dhe zorrët përmes hapjeve natyrale dhe i zgjeron ato.

Kush është në rrezik?

Dobësimi dhe degjenerimi, pra përkeqësimi i murit të barkut, janë fajtori për shfaqjen e hernies te të moshuarit. Te meshkujt, është më e zakonshme.

Në rrezik janë edhe pacientët pas procedurave të ndryshme kirurgjikale: një grup i madh herniesh përbëhet nga të ashtuquajturat, herniet postoperative, kur plagët kirurgjikale nuk mbarojnë shërimin.

GettyImages

Mos u tendosni gjatë jashtëqitjes

Faktorët e rrezikut përfshijnë obezitetin, pasivitetin fizik, pirjen e duhanit…

Simptoma paralajmëruese

Fillimisht duhet të dini se sapo shfaqet një hernie, ajo shtohet çdo ditë dhe nuk ka ushtrime që mund ta eliminojnë atë. Gjithashtu, vendosja e një rripi nuk e largon atë, thjesht e vonon problemin.

Reklama

Përndryshe, personi i cenueshëm fillimisht mund të vërejë një ënjtje më të vogël ose më të madhe në murin e barkut, të ndjejë dhimbje që më së shpeshti shfaqet gjatë ecjes ose qëndrimit në këmbë.

Mungesa e rehatisë në këto situata sugjeron formimin e hernies, edhe nëse personi nuk i ka këto simptoma.

shutterstock

Zgjidhja e problemit

Kur diagnostikohet një hernie, ndërhyrja kirurgjikale është e vetmja mënyrë për ta kuruar atë. Duke qenë se këto procedura kryhen shpesh, ato janë bërë rutinë dhe pacienti nuk duhet të shqetësohet.

Operacioni është i përshtatshëm për pacientë të të gjitha moshave. Edhe tek fëmijët, trajtimi zakonisht përfshin një bisturi dhe rekomandohet veçanërisht për të moshuarit që të parandalojnë që hernia të bllokohet dhe jeta e tyre të mos vihet në dyshim

InForCulture

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago