Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.
Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.
Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.
Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.
Uji i ftohtë ka një ndikim të shumëfishtë në organizmin e njeriut. Studimet të cilave u referohet agroweb.org thonë se pirja e ujit të ftohtë nxit formimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe e pengon atë.
Sipas ekspertëve, pirja e ujit të ftohtë nxit edhe migrenën tek personat që vuajnë prej saj.
Në mjekësinë popullore kineze, besohet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një vakti të ngrohtë prish ekuilibrat në organizëm. Për më tepër, uji i ftohtë nuk rekomandohet të pihet gjatë ushqyerjes sepse ngadalëson tretjen.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…