Një gruaje 69-vjeçare në Indi iu hoq nga kraharori një masë e madhe tumorale, që i kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje gjatë vitit të fundit.
Rasti i publikuar në “The Health Site” tregon për një rast të rrallë tumori që ishte shfaqur në krahun e djathë të kraharorit të pacientes.
Sipas mjekëve, për shkak të përmasave të mëdha të masës tumorale, 69-vjeçarja kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, pasi tumori po shkaktonte shtypje në mushkërinë e djathtë, duke krijuar vështirësi në rrugët respiratore. Jo vetëm kaq, por për shkak të presionit të madh pacientja kishte edhe dhimbje të forta në gjoks.
Gruaja u fut me urgjencë në sallën e operacionit. Mjeku Balasubramoniam shpjegoi se pacientja kishte dhimbje të forta në gjoks dhe gulçim përgjatë një viti.
Sipas tij, nëse operacioni nuk do të kryhej, masa tumorale do të shkaktonte të tjera probleme, përveç mushkërive, edhe në shtyllën kurrizore, zemër dhe komplikacione të tjera.
“Tumore të caktuara zhvillohen në përmasa të mëdha dhe janë një sfidë në kirurgji. Por nëse pacienti vlerësohet siç duhet përpara operacionit, këto tumore mund të hiqen në mënyrë të sigurt”, shpjegoi mjeku.
Tre ditë pas operacionit, pacientja 69-vjeçare ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte asnjë problem në rrugët e frymëmarrjes, sipas mjekëve.
Bluzat e bardha rekomandojnë që qytetarët të bëjnë kontrolle shëndetësore rutinë dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë, sidomos nëse kanë simptoma të vazhdueshme. /tvklan.al
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…