<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Mjeku zbulon tre suplemente gjumi që funksionojnë vërtet

Shumica luftojnë me gjumin dhe nuk arrijnë shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara në natë. Nëse mendoni se i keni provuar të gjitha truket dhe asgjë nuk ju ndihmon, mjeku britanik Ahmed thotë se duhet t’i drejtoheni disa suplementeve ushqimore.

“I pari, ndoshta më i popullarizuari, është magnezi”, thotë ai në një video që ai e postoi në TikTok.

Ai lavdëron veçanërisht glicinatin e magnezit dhe L-treonatin e magnezit dhe fjalët e tij mbështeten nga studime të shumta shkencore që kanë gjetur lidhje midis marrjes së magnezit dhe reduktimit të çrregullimeve të gjumit. Mendohet se minerali ndihmon gjumin duke rregulluar hormonet në tru që janë përgjegjës për nxitjen e ndjenjave të relaksimit.

Një tjetër artikull në listën e mjekëve janë qershitë, të cilat mund të gjenden në treg në formë lëngu ose pluhuri dhe janë treguar se rritin natyrshëm nivelet e melatoninës në trup, shkruan Index..

“E treta është një substancë relativisht e panjohur dhe e re e quajtur lactoferrin. Kjo është një proteinë e prodhuar nga sistemi imunitar dhe që gjendet në një sërë lëngjesh të trupit, duke përfshirë qumështin, pështymën, lotët dhe mukozën e hundës”, shpjegon doktori. Ai thekson se studimet e deritanishme janë premtuese.

“Është treguar se laktoferina ka efekte anësore minimale dhe mund të përmirësojë jo vetëm gjumin, por edhe cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit”, vuri në dukje ai.

Hulumtimet tregojnë se gjumi i dobët kronik mund të ketë një sërë efektesh negative në tru dhe trup. Pagjumësia afatgjate është lidhur me kushte të tilla si depresioni, ankthi, çmenduria dhe madje edhe diabeti i tipit 2.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

18 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

19 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

19 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago