Çfarë ndodh nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv.
Nëse vaksinohesh pa e ditur që je pozitiv me koronavirus, gjëja normale është që të mos ndodhë asgjë.
Por, virologët theksojnë se në këto raste, efektet anësore të vaksinës mund të jenë pak më të rënda: koka mund të të dhembë më shumë, krahu më shumë, ndoshta më shumë ethe… Por, asgjë serioze, këmbëngulin virologët
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohon se idealja është që të mos vaksinohemi kur jemi të infektuar, por nëse vaksinohemi, duhet të njoftojmë mjekun për të monitoruar më shumë simptomat.
“Personat me COVID-19 që kanë simptoma duhet të presin të vaksinohen derisa të shërohen nga sëmundja dhe derisa të plotësojnë kriteret për të pezulluar izolimin”, shpjegojnë ata.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…