Përpara se të vendosni të matni tensionin e gjakut, lexoni të rejat e fundit
Siguroni shëndetin e zemrës tuaj: në çdo vizitë kërkoni nga mjeku juaj t’ju matë tensionin ose mateni vetë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Kini parasysh se, konsumimi i ushqimeve të caktuara, disa zakone ose qëndrimi i gabuar i trupit mund të japin rezultate jo të vërteta.
Që të bëhet më e saktë matja e tensionit, ndiqni rregullat e mëposhtme.
– Përpara matjes: shmangni kafeinën dhe duhanin, të paktën 30 minuta përpara matjes, sepse mund të rritin tensionin. Të njëjtat rezultate mund të ketë edhe një fshikëz urinare e “fryrë”, për këtë arsye kujdesuni të vizitoni banjën.
– Gjatë matjes: kujdesuni që kurrizi juaj të prekë mirë në karrige (mungesa e mbështetjes mund të rritë tensionin), këmbët të prekin tokën dhe dora juaj të jetë e mbështetur në tavolinë.
– Bërryli juaj të jetë në vijë të drejtë me lartësinë e gjoksit. Mos u përkulni përpara dhe shmangni isedat; edhe nëse ju ajo që dëgjoni, rezultati mund të jetë i gabuar.
Pas matjes: kontrolloni përsëri nëse tensioni juaj ishte pa arsye i lartë ose i ulët. Mateni tensionin edhe në dorën tjetër (rezultatet mund të mos jenë të njëjta). Matja më e lartë është më e sakta.
Nëse rezultatet nuk janë fiziologjike, lajmëroni mjekun tuaj. Preferoni që matja të bëhet me matësin klasik, atë me matës dore.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…