<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mashtruesit në rrjetet sociale vodhën të paktën 770 milionë dollarë në vitin 2021

Mashtrimet në rrjetet sociale janë në rritje dhe mashtruesit kanë arritur të vjedhin qindra miliona dollarë.

Viti i kaluar ishte i “suksesshëm” për mashtruesit në rrjetet sociale dhe sipas FTC, më shumë se 95 mijë persona humbën gjithsej 770 milionë dollarë për shkak të mashtruesve. Kjo është më shumë se dyfishi, gjegjësisht gjatë vitit 2020 ishin vjedhur 258 milionë dollarë.

Në raportin e FTC-së nuk thuhet pse pati një rritje kaq të madhe në vitin 2021, por u tha se numri i mashtrimeve të raportuara është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Gjithashtu, ka pasur një rritje të madhe të mashtrimeve në lidhje me “investimet e rreme në kriptovaluta”, dhe 285 milionë dollarë shkojnë për këto mashtrime investimesh, pothuajse një e treta e shumës totale prej 770 milionë dollarësh.

Janë shtuar edhe mashtrimet “romantike”. “Mashtrimet zakonisht fillojnë kur një person në dukje miqësor telefonon përdoruesin, i ndjekur nga një bisedë e këndshme dhe më pas një kërkesë për para”, tha FTC. Dominon edhe mashtrimi që lidhet me blerjet online dhe më së shumti bëhet fjalë për “produkte të padorëzuara” që janë blerë në bazë të reklamave në rrjetet sociale.

Facebook dhe Instagram janë të vetmet platforma të listuara në raport. “Më shumë se një e treta e njerëzve që u mashtruan nga romancat në internet në 2021 pretendojnë se gjithçka filloi në Facebook dhe Instagram”, zbulon FTC.

Këto dy platforma janë gjithashtu vendi më i zakonshëm i mashtrimit në lidhje me mallrat e blera të padorëzuara dhe përbëjnë nëntë nga dhjetë raporte.

“Ne kemi drejtuar burime të konsiderueshme për të luftuar mashtrime dhe abuzime të tilla. Ne po shkojmë përtej pezullimit dhe fshirjes së profileve, faqeve dhe reklamave. Ne po marrim masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës dhe ne gjithmonë inkurajojmë njerëzit të raportojnë një sjellje të tillë kur e vërejnë atë”, thuhet në deklaratën e Meta-s.

Përdoruesit këshillohen të “kyçin” profilet e tyre dhe të kenë kujdes në rast të kërkesave për para, sidomos kur bëhet fjalë për kupona kriptomonedhash apo dhuratash. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

23 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

23 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

23 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago