<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Manastiri i Shën Katerinës, dëshmi e krishtërimit në Egjipt

Manastiri i Shën Katerinës, i ndërtuar mes viteve 548 dhe 565 në malin Sinai (Egjipt), është sot manastiri më i vjetër i krishterë ende në veprimtari. Është shpallur Monument i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 2002.

Muret e bëshme bizantine të manastirit mbrojnë bibliotekën përbrenda, e cila është, që prej shekullit VII, ende dhe ajo në veprimtari të plotë. Tërësia e pergamenave të lashta dhe dorëshkrimeve mesjetare që ruhen aty është e dyta për nga sasia pas materialeve të këtij lloji që ruhen në Vatikan.

Ndër tekstet më të rëndësishme është “Sinaiticus Syrus”, një përkthim i shekullit IV i katër ungjijve të Dhiatës së Re në gjuhën e lashtë siriane dhe “Sa’id ibn Batriq”, dorëshkrimi më i vjetër i asaj që konsiderohet historia e parë universale në arabisht e shkruar nga një autor i krishterë, Eutikiusi Patriarku i Aleksandrisë.

Së fundmi, është bërë me dije se gjithë trashëgimia bibliografike që gjendet në bibliotekën e manastirit do të digjitalizohet. Pergamenat dhe dorëshkrimet e çmuara do të vihen në modalitet “Open Access” në sajë të një marrëveshje midis manastirit, bibliotekës së Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA), dhe Arcadia Fund, një grup filantropik britanik që merret me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe që ka vënë në dispozicion 980 mijë dollarë për projektin.

Procesi i digjitalizimit përfshin krijimin e 400 mijë imazheve, mes tyre tekste të shkruara në gjuhën e lashtë siriane dhe dokumente të rëndësishme të letërsisë arabe të krishterë të shekullit VIII, kur bashkësitë e krishtera u përfshinë nga përhapja e Islamit në ato treva dhe shumë nga skribët përkthyen shkrimet e shenjta dhe liturgjitë e krishtera në arabisht.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago