Duke qenë se temperaturat janë në zbritje, një ndër problemet me të mëdha që hasin drejtuesit e automjeteve janë ngrirja e xhamave në mjetet e tyre.
Kohët e fundit në Tik-Tok ka qarkulluar një video e cila ka treguar një truk shumë të thjeshtë sesi në pak sekonda të shpëtoni nga akulli në xhamat e makinës.
‘Magjia’ e këtij procesi qëndron në ventilatorin e përparmë të xhamit e cila ju lejon të shpërndani ajër të ngrohtë.
Si fillim drejtuesi duhet të vendosë temperaturën e makinës në nivel të lartë dhe ‘djersitja’ xhamit të parë të jetë në maximum.
Driving Test Success shton: “Akulli do të fillojë të shkrihet larg nxehtësisë. Fshini ujin e tepërt dhe kthejeni ventilatorin në normalitet.”
Njëri nga komentuesit ishte shprehur: “Ua magji, akulli është zhdukur”.
Të tjerë kanë nxjerrë në pah dobësitë e kësaj teknike, ku një përdorues thotë: “Kjo teknikë harxhon më shumë karburant, thjesht dil dhe hiqe akullin”.
Sipas shoferëve që komentojnë në postim, kjo metodë e shkrirjes duhet të shmanget nëse keni probleme me xhamin sepse mund ta përkeqësojë situatën.
© SYRI.net
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…