Haxhi Mehmetaj
Kur po ndërtohej penda e liqenit të Badocit për ujë të pijes, në vitet gjashtëdhjeta të shek. XX u gjeten gjurmët e një vendbanimi të periudhës parahistorike të mijëvjeçarit të shtatë para lindjes së Krishtit (rreth 9000 vjet i vjetër). Vendbanimi përfaqësohet nga tri sëpata guri dhe nga gjurmë të blozës së shtresimeve arkeologjike. Sëpatat janë fenomen për studimin e periudhave më të lashta të historisë së njerëzimit pasi që janë shumë të rralla. Sëpatat e gjetura i takojnë sëpatave të tipit të Lepenski Virit (vend zbulim në grykën e Gjerdapit), dhe dëshmojnë për përfaqësimin e epokës së proteneolitit, neolitit pa qeramikë, përkatësisht një faze ndërmjetësues në mes të mezolitit dhe të neolitit të hershëm. Edhe në shtratin e liqenit të Badocit sikurse në rrethinën e liqenit gjatë gërmimeve arkeologjike dhe vëzhgimeve të terrenit, janë gjetur dëshmi të periudhës së bronzit, periudhës së antikitetit dhe të mesjetës. Kërkimet arkeologjike kanë dëshmuar që liqeni i Badocit më rrethinë është trashëgimi arkeologjike e cila duhet të hulumtohet dhe të mbrohet.
Foto: Badoc, byzylyk nga pasta e qelqit, shek. X pas Krishtit /InforCulture.info
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…