Nga Aurenc Bebja
“L’Éclair” ka botuar, të premten e 6 shtatorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës dhe çlirimin e Mitrovicës nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Zbatimi i reformave. – Mitrovica në pushtetin e Isa Boletinit
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Konstandinopojë, 5 shtator. – Anarkia është e përgjithshme në Shqipëri. Qeveria nuk po përpiqet të rivendosë rendin. Shqetësimi i saj i vetëm është të bëjë që shqiptarët të vetëvendosin rregull (rend).
Për këtë, ajo urdhëroi zbatimin e menjëhershëm, në vilajetin e Kosovës, të reformave të akorduara për shqiptarët, përveç asaj në lidhje me shërbimin ushtarak rajonal.
Na thuhet nga Shkupi se Ibrahim Pasha ftoi udhëheqësit shqiptarë të Prishtinës që të vinin dhe të bisedonin me të.
Shefi Isa Boletini është tërësisht zot i Mitrovicës; ai komandon xhandarët dhe madje ka ngritur një gjykatë.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…