Myku mund të jetë një problem i zakonshëm në shtëpi, pasi shfaqet rreth dritareve, tek ngjitëset e silikonit, brenda makinave larëse e veçanërisht në mure.
Shkaku kryesor i mykut në muret e lyera është lagështia e tepërt, e sidomos tek banjat, myku shfaqet shumë shpesh.
Për fat të mirë, ekziston një metodë për të zhdukur mykun pa dëmtuar bojën ose pa përdorur kimikate të forta si zbardhuesi.
Përdoruesit në rrjete sociale, thonë se zgjidhja e duhur ishte përdorimi i uthullës së bardhë , një “kampion i pastrimit”.
Vendosni uthull të bardhë në një shishe ‘sprej’. Lëreni të qëndrojë për një orë dhe më pas fshijeni me një leckë të lagur.
A është zgjidhje e më e mirë përdorimi i uthullës së bardhë apo përdorimi i zbardhuesit?
Në të vërtetë, natyra acidike e uthullës është në gjendje të vrasë mykun në rrënjët, në ndryshim nga zbardhuesi, i cili thjesht eliminon mykun sipërfaqësor. /Telegrafi/
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…