1
Përdoruesit e TikTok po paralajmërohen të shmangin përpjekjet e një tendence të re të rrezikshme që mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor
Ky trend ka të bëjë me atë që njihet si “peshkimi i mukusit” dhe ekspertët po paralajmëruar se trendi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e syve dhe mirëqenien mendore.
Ndonëse mund të duket si një trend i ri, ai mund të shkaktojë infeksion, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Shumica e njerëzve që përdorin një syth pambuku, pelhure ose gishtat e tyre për të nxjerrë vargjet e mukusit që mund të formohen në syrin tuaj, të njohur si peshkim, duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.
Dr. Anthony Youn, më parë paralajmëroi njerëzit kundër trendit viral, duke u bërë thirrje që të mos e praktikojnë.
“Unë rekomandoj shumë të mos e provoni këtë pasi sa më shumë mukozë të hiqni nga sytë tuaj, aq më shumë ajo rishfaqet. Kjo mund të shkaktojë acarim e parehati, është më mirë të lini mukozën dhe të këshilloheni me mjekun”, u shpreh ai.
E derisa është e qartë se kjo mund të irritojë sytë tuaj, një psikolog thotë se ka ndikim edhe në shëndetin mendor.
Drejtori klinik në Vyas Lee Practice, Jordan Vyas-Lee tha se sindroma e peshkimit të mukusit ka të ngjarë të sjellë një çrregullim të sjelljes përsëritëse të fokusuar në trup.
“Çrregullimet e zakonit si sindroma “Mucus Fishing” kanë një sjellje të përsëritur në thelbin e tyre. Ky kompulsivitet i dukshëm i sjelljes është karakteristikë e përbashkët me OCD. Por. çrregullimet e zakonit rregullohen kryesisht nga pjesët e trurit që merren me sjelljen e automatizuar në mungesë të të menduarit ose ankthit”, u shpreh ai.
LA
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…