<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËTKURIOZITETE

Ky shtet i madh aziatik ka më shumë kuaj se njerëz – ja përse është kaq i veçantë

Ky vend aziatik renditet i 18-ti në botë për nga sipërfaqja, por në territorin e tij të gjerë jetojnë vetëm rreth 3 milionë banorë

Mongolia është vendi më rrallë i populluar në botë, një shtet pa dalje në det, i vendosur midis Kinës dhe Rusisë, në kufirin mes Azisë Qendrore dhe asaj Lindore.

Me një sipërfaqe prej rreth 1.56 milionë km² dhe një popullsi prej 3.4 milionë banorësh (sipas të dhënave të vitit 2025), Mongolia ka një dendësi mesatare prej vetëm 2.14 banorësh për kilometër katror.

Interesant është fakti që vendi numëron më shumë kuaj sesa njerëz, rreth 4.5 milionë kuaj, sipas World Population Review dhe FAOStat. Kjo do të thotë se për çdo person në Mongoli ka pothuajse një e gjysmë kalë, një raport që nuk ekziston askund tjetër në botë

Ushtria nomade mbi kuaj

Në Mongoli, kuajt kanë qenë gjithmonë në qendër të jetës. Në shekujt XIII–XIV, ushtritë nomade mongole mbi kuaj ndërtuan një perandori të stërmadhe nën udhëheqjen e Genghis Khan, e cila shtrihej nga Hungaria në perëndim deri në Kore në lindje.

Kuajt ishin thelbësorë për luftë, komunikim, transport dhe organizim të perandorisë. Sipas Smithsonian Magazine, secili luftëtar mongol kishte disa kuaj, duke i ndërruar për të ruajtur qëndrueshmërinë gjatë betejave dhe udhëtimeve të gjata. Kjo i bëri mongolët një forcë pothuajse të pathyeshme.

Edhe sot, në shekullin XXI, Mongolia ruan kulturën e saj tradicionale të kalërimit. Ekonomia rurale mbështetet kryesisht në pesë lloje kafshësh shtëpiake: kuajt, gjedhët, devetë, delet dhe dhitë. Kuajt, megjithatë, janë më të respektuarit dhe simbolizojnë forcën, lirinë dhe krenarinë kombëtare.

Sipas BBC Travel, fëmijët mësojnë të hipin në kalë që në moshën 3–4 vjeç dhe garat tradicionale me kuaj mbeten sport kombëtar, veçanërisht gjatë festivalit Naadam, që mbahet çdo korrik. Në këtë ngjarje të madhe kombëtare, garuesit janë shpesh fëmijë, ndërsa kuajt konsiderohen më shumë si anëtarë të familjes sesa si kafshë pune, transmeton Telegrafi.

Rikthimi i kalit të egër – Takhi

Një vend të veçantë në kulturën mongole zë takhi (ose Przewalski’s horse), kali i egër i stepave euroaziatike, i vetmi lloj vërtet i egër që ekziston ende në botë. Ky kalë, simbol i lirisë dhe qëndrueshmërisë, ishte zhdukur nga natyra në vitet 1960. Falë programeve të ruajtjes dhe rishpërndarjes nga WWF dhe UNESCO, takhi u rikthye në stepat e Mongolisë dhe në shkretëtirën Gobi, ku sot jetojnë qindra individë në kushte të mbrojtura.

Për mongolët, rikthimi i takhit përfaqëson rilindjen e shpirtit të stepës dhe lidhjes së tyre me natyrën.

Vendet më pak të populluara në botë

Pas Mongolisë, Namibia dhe Australia renditen ndër vendet më pak të populluara, me 3.14 dhe 3.35 banorë për kilometër katror. Pas tyre vijnë Guajana Franceze, Islanda, Surinami, Libia, Guajana dhe Botsvana, me një densitet mesatar midis 3.6 dhe 4 banorë për kilometër katror.

Një kulturë që jeton në harmoni me stepat

Mongolia mbetet një nga shoqëritë e fundit autentikisht nomade në botë. Më shumë se 30% e popullsisë jeton ende në ger-tendat tradicionale prej leshi deveje apo dashi, duke ndjekur ritmet sezonale të natyrës.

Në këtë vend me qiell të pafund dhe peizazhe të hapura, kuajt nuk janë vetëm mjet transporti apo simbol i historisë; ata janë shpirti i kombit. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago