Ismail Qemaili, me t’u kthyer në Vjenë, pas takimeve që kishte pasur në Budapesti me personalitete politike shqiptare dhe evropiane, me 19 nëntor 1912 e kishte shprehur qëndrimin e tij lidhur me incidentin e autoriteteve ushtarake serbe me konsullin austro-hungarez në Prizren, të cilin e akuzonin dhe më vonë e dëbuan me akuzën se ishte vënë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës dhe se i kishte nxitur ata për rezistencë ndaj depërtimit të ushtrisë pushtuese serbe në Prizren.
Në apelin e Ismail Qemailit, në mes të tjerash, thuhej: “Serbët e kanë izoluar nga bota konsullin Oscar Prohaska në mënyrë që bota të mos kuptojë përmes tij se me çfarë mizorie ata u kanë sjellë shqiptarëve. Unë apeloj që në tërë botën e civilizuar, që sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerret gjithçka për mbrojtjen e shqiptarëve. Serbët nuk kanë as më të voglën të drejtë që në dëm tonin të qëndrojnë/pushtonin Adriatikun. Populli ynë ka vuajtur shumë gjatë kohërave të kaluara. Evropa nuk guxon që tani të shikojë duarkryq se si ata do të shkatërrohen sistematikisht nga serbët”.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…