<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kuzhinieri sk’llav që popullarizoi makaronat me djathë në SHBA

Mijëra familje amerikane festuan Ditën e Falenderimeve duke shijuar një nga gatimet më tipike amerikane: makarona me djathë. Edhe pse origjina e kësaj pjate shpesh lidhet me Italinë apo Zvicrën, historikët thonë se në formën që njihet sot në SHBA ajo është popullarizuar nga një kuzhinier i skllavëruar: James Hemings.

Në vitin 1784, Thomas Jefferson, ende para se të bëhej president, u emërua ministër i SHBA-ve në Francë dhe mori me vete Hemings, të cilin donte ta trajnonte si kuzhinier për rezidencën e tij në Monticello, Virginia. Hemings ishte më shumë se sa një kuzhinier i mundshëm: Ai ishte gjysmëvëllai i gruas së parë të Jeffersonit dhe vëllai i Sally Hemings, e cila u bë nënë e gjashtë fëmijëve të presidentit.

Në Paris, Hemings u trajnuar si shef kuzhine dhe pastiçerie, duke u bërë një nga kuzhinierët e parë amerikanë, dhe afro-amerikanë, me formim francez. Pas pesë vitesh u kthye në SHBA dhe u bë shefi kryesor i kuzhinës së Jefferson-it, deri në vitin 1796 kur arriti të negocionte lirinë e tij.

Pjata e njohur si “tortë makaronash”, që më vonë u kthye në “makarona dhe djathë”, ishte ndër të preferuarat e Jefferson-it. Hemings e përgatiste duke zier makaronat në qumësht dhe ujë, e më pas duke i pjekur me shtresa gjalpi dhe djathi, një recetë që ai ka gjasë ta ketë mësuar në Francë dhe e solli për herë të parë në tryezat amerikane.

Stili i tij francez i gatimit, i servirur për personalitete, diplomatë dhe elitën amerikane të kohës, ndikoi fort në mënyrën se si filluan të gatuanin familjet e pasura në bregun lindor. Ai prezantoi teknika moderne për kohën, të cilat kërkonin pajisje si soba e zierjes, që ofronte kontroll më të madh të nxehtësisë.

Në shekullin pasues, gatimet e ngjashme me recetën e Hemings u përhapën në gjithë vendin, të ndihmuara nga rritja e emigracionit italian dhe industrializimi që solli prodhimin masiv të makaronave dhe djathit. Në vitin 1937, Kraft prezantoi versionin në kuti, duke e bërë gatimin një ushqim të lirë dhe të shpejtë gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore.

Sot, “mac and cheese” është një industri 2.9 miliardë dollarëshe, me amerikanin mesatar që e konsumon 22 herë në vit. Ndërkohë, James Hemings po merr më në fund vëmendjen që i takon. Në Monticello ofrohet një tur dedikuar historisë së skllevërve, ku vizitorët mësojnë për jetën e tij të jashtëzakonshme – nga trajnimet në Paris deri te ndikimi i tij në kulinarinë amerikane.

Figura e Hemings është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të njohur rolin e afro-amerikanëve të skllavëruar në formësimin e kuzhinës amerikane, nga pjatat tradicionale e deri te teknikat e gatimit që janë bërë pjesë e kulturës kombëtare. Më shumë se 200 vjet pas vdekjes së tij, një nga kuzhinierët e parë “të njohur” në SHBA po nderohet për kontributin e tij në historinë gastronomike të vendit.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

8 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

8 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

8 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago