Arteriet janë enë gjaku që transportojnë gjakun e pasur në oksigjen në të gjithë trupin. Arteriet e shëndetshme kanë mure të brendshme të buta, nga ku gjaku rrjedh lehtësisht. Megjithatë, disa njerëz mund të zhvillojnë edhe arterie të bllokuara, nga një substancë e quajtur pllakë bakteriale. Kjo pllakë arteriale mund të pakësojë rrjedhjen e gjakut ose, në disa raste, ta bllokojë fare atë.#
Arteriet e bllokuara rrisin rrezikun për zhvillim të atakut në zemër, goditjes në tru, deri në vdekje. Për shkak të këtyre rreziqeve, është shumë e rëndësishme të dini shkaqet dhe mënyrat e trajtimit për të parandaluar pasojat fatale të bllokimit të arterieve.
Shumë njerëz fillojnë të kenë probleme kardiovaskulare me kalimin e moshës, prandaj duhet marrin trajtime mjekësore për gjendjen e tyre. Ata mund të përdorin edhe kura natyrale për të parandaluar këto probleme para se gjendja të përkeqësohet edhe më shumë.
Një kurë natyrale për pastrimin e arterieve dhe uljes së nivelit të koleserolit është përzierja e xhenxhefilit, me limon dhe hudhër.
Përbërësit: #
1 copë rrënjë xhenxhefili,
4 limonë së bashku me lëkurën,#
4 thelpinj hudhre,
2 litra ujë.
Përgatitja: #
Lani limonët dhe xhenxhefilin, pritini në copa të vogla dhe hidhini në shtrydhëse. Më pas pastroni hudhrat dhe i vendosni gjithashtu në shtrydhëse. Masën e krijuar hidheni në një tenxhere së bashku me 2 litra ujë dhe lërini të ziejnë për disa minuta. Futeni përzierjen në një shishe qelqi dhe ruajeni në një vend të thatë e të freskët.
Përdorimi: Mos harroni ta tundni shishen para çdo përdorimi. Konsumoni gjysmë gote të përzierjes në mëngjes esëll, 2 orë para ushqimit. Kjo kurë duhet të zgjasë 3 javë dhe më pas duhet të bëni pushim.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…