<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Kura e famshme me hithra kundër lodhjes së vazhdueshme

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron.#

Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.#

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:
1 copë xhenxhefil 2-3 cm
85 gramë hithra të thata
1 litër ujë
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.#

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.


Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.#

Më pas, do të keni mundësi të përfitoni vlerat maksimale që do të rigjallërojnë sistemin tretës.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Vlerat e hithrës dhe xhenxhefilit
Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur hithrën dhe xhenxhefilin prej shumë kohësh, për shkak të vlerave të tyre kundër inflamacionit.#

Hithra është përdorur për të trajtuar simptomat e zmadhimit të prostatës, ndërsa rrënja e tyre është plot vlera për shëndetin e meshkujve në moshë.

Përbërësit botanikë të rrënjës ndihmojnë ndërlidhjen e hormonit të gjallërisë me testosteronin tek meshkujt.

Edhe xhenxhefili është një produkt mjaft premtues në mbrojtjen e shëndetit të prostatës tek meshkujt në moshë.

Barishtja e hithrës është mikeshë e mirë e shëndetit të njeriut.


Pirja e rregullt e çajit të hithrës ushqen veshkat, ul lodhjen dhe këputjen, jep gjallëri, stabilizon sheqernat në gjak, pakëson alergjitë, u jep shëndet kockave dhe gjymtyrëve, u jep shkëlqim flokëve, lëkurës dhe thonjëve.

Për më tepër, çaji i hithrës përmirëson sistemin imunitar, zhbllokon sinuset, ul dhimbjet kronike të kokës dhe e ndihmon trupin të përballet me sukses ndaj stresit mjedisor që vjen nga ndotja dhe ushqyerja e keqe.

InForCulture

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

13 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago