<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kura e duhur bimore që funksionon kundër ënjtjes së këmbëve

Enjtja e këmbëve dhe kyçeve mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme. Një prej tyre është akumulimi i lëngjeve në inde, një problem që njihet si edema periferale.

Këmbët mund të enjten edhe si pasojë e një problemi me sistemin qarkullues, veshkat ose sistemi limfatik.

Njerëzit që qëndrojnë ulur gjatë, konsumojnë shumë kripë, veshin çorape ose këpucë të ngushta dhe ata që janë mbi peshë janë më të predispozuar të vuajnë nga ky problem.

Për më tepër, përdorimi i disa medikamenteve të caktuara dhe ushqimeve të përpunuara industriale mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë këtë edemë të këmbëve

Kura e Duhur Bimore Kundër Ënjtjes së Këmbëve

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni majdanozin për të kuruar problemin e këmbëve të ënjtura.

Majdanozi është përdorur prej shekujsh kundër problemeve të tilla për shkak të efektit të jashtëzakonshëm shkarkues që ka.

Majdanozi është shumë i pasur me vitaminat A, B, C dhe K.

Ai gjithashtu përmban minerale si hekuri dhe kaliumi.

Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e efekteve të dëmshme të diabetit në mëlçi.

Ai ul rrezikun e sëmundjeve kancerogjene, mbron enët e gjakut nga inflamacioni dhe forcon sistemin imunitar.

Ai ndihmon në ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në mirëmbajtjen e peshës.

Kjo bimë e shkëlqyer mbron veshkat dhe ndihmon ato të kryejnë funksionet e tyre.

Falë majdanozit, akumulimi i lëngjeve do të jetë i kufizuar në kohë, duke parandaluar kështu ënjtjen e këmbëve.

Si Të Përdorni Majdanozin Kundër Ënjtjes Së Këmbëve.

Ekspertët, këshillojnë që të zieni një filxhan ujë dhe ta hidhni të nxehtë në filxhan.

Më pas shtoni një tufë majdanoz të grirë hollë dhe lëreni në ujë për 5-7 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ekspertët sugjerojnë që të pini deri në 3-4 gota me çaj majdanozi në ditë në rastet kur keni probleme me ënjtjen e këmbëve dhe të nesërmen do të shihni përmirësim.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

3 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

3 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago