Nga Aurenc Bebja
“Le Monde illustré” ka botuar, me 7 janar 1911, në faqen n°328, një shkrim në lidhje me ndihmën që gjenerali Ricciotti Garibaldi dëshironte t’u ofronte asokohe kryengritësve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Gjenerali Ricciotti Garibaldi sapo ka formuar një grup vullnetarësh me të cilët ka vendosur — duke ndjekur traditën e familjes së tij — për të shkuar dhe për t’u ofruar ndihmë kryengritësve shqiptarë.
Ne e dimë që Shqipëria është aktualisht në mes të një kryengritjeje kundër qeverisë së Kostandinopojës; madje duket, përkundër qetësimeve zyrtare, se kryengritësit kanë arritur suksese të rëndësishme kundër trupave të rregullta, në çdo rast ato mbahen nën kontroll dhe paqësimi që na u njoftua si i afërt para disa muajsh ende nuk është një çështje e mbyllur.”
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…