<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur Napoloni “u kthye” mysliman

Nuk është sekret, që Napoloni ishte një nga njerëzit më të fuqishëm që Evropa kishte parë ndonjëherë. Për më tepër, shumë prej reformave dhe stërvitjeve të tij u kthyen në standarde në të gjithë botën, duke e bërë atë një nga personalitetet më me ndikim në botë.

Napoloni kishte shumë gjëra pozitive, por njëherazi shquhet edhe për shumë zgjedhje të dyshimta që ai bëri gjatë mbretërimit të vet. Përveç fushatave ushtarake, ka plot detaje rreth tij që përgjithësisht nuk dihen dhe një nga më interesantet ishte ajo sesi ai, me sa duket, u bë mysliman.

Napoloni e filloi ekspeditën egjiptiane më 10 maj 1798, kur së bashku me ushtrinë nisën udhëtimin e tyre nga Franca. Me të mbërritur në Egjipt, Napoloni u përball me rezistencë të ashpër nga një ushtri që numëronte rreth 50,000 luftëtarë. Strategjia e tij e kombinuar me avantazhin teknologjik kundër tyre, i siguroi fitoren. Interesat e tij në Egjipt do të kishin vlerë më të madhe, nëse ai do të arrinte të fitonte zemrat e egjiptianëve. Meqenëse Napoloni “e kishte shpallur veten me forcë sundimtarin e Egjiptit”, ishte e nevojshme të zhvillohej një qëndrim politik që ishte në favor të tij.

Fillimisht, Napoloni dëshironte që egjiptianët ta adhuronin në xhami. Madje, ai deklaroi se: “Unë doja t’i bëj imamët kauzë që të falin lutje për mua në xhami”./Konica.al

Imamët ishin të vetëdijshëm, se kjo nuk ishte në përputhje me Islamin dhe iu kundërpërgjigjën: “Nuk jemi për t’u bindur, për të respektuar, apo për të mbajtur besimin me të pafetë”.

Pikërisht në këtë pikë, ai pyeti se çfarë mund të bëhej për t’u kthyer në myslimanë. Pasi pritën, Imamët u kthyen me informacionin që kërkonin. Napolonit iu dhanë disa kushte dhe disa prej tyre ai i konsideroi “të papërshtatshme” për francezët. Ata nuk mund të abstenonin nga vera, pasi ishin “njerëz të varfër të ftohtë, banorë të veriut” që nuk mund të jetonin pa të. Po ashtu, ata nuk mund të bëheshin synet, sepse nuk ishin të përshtatshëm për të. Më pas, ai kërkoi më shumë konsultime. Imamët përfunduan duke marrë edhe tre javë të tjera dhe thanë se rrethprerja mund të mos jetë e nevojshme, por pirja e verës mund t’i çojë në ferr.

Napoloni ua ktheu, se ata nuk po konvertoheshin në Islam për të shkuar në ferr, kështu që u bënë më shumë konsultime dhe kësaj radhe iu deshën tre muaj.

Kur imamët u kthyen, ata kishin ndryshuar pozicionin e tyre dhe thanë se ishte në rregull të pish verë dhe të mos bëhesh synet, por ishte e nevojshme të kryheshin disa vepra të mira.

Kështu, Napoloni deklaroi se ai dhe ushtria franceze tani ishin myslimanë. Ai deklaroi se ata e besuan me lehtësi këtë gjë, sepse ushtarët francezë nuk shkonin kurrë në kishë dhe nuk kishin priftërinj me vete. Mbi të gjitha, të gjithë duhet ta dinë se gjatë revolucionit, nuk kishte asnjë fe në ushtrinë franceze./Konica.al

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

17 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

17 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 days ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

2 days ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

2 days ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

6 days ago